Norvegji/ Organizim sportiv, kushtuar datave historike të nëntorit, Kuq e Zi

E premte, 9 Dhjetor, 2022

Edhe pse ndaras qëllimi ishte i njëjtë dhe prandaj ne po shpërndajmë disa foto të mrekullueshme të shkrepura nga thjerrëza e kameramanit të Radio Rilindjes, Fehmi Sejdijaj.

Dy turnetë e organizuara nga dy klubet shqiptare në Oslo, KLubi Futbllistik Rilndja, dhe Klubi Futbollistik Fortuna,  qëllimin kryesor e kishin që të shënohet data e 28 Nëntorit – Dita e Flamurit Kombëtar, si dhe Ditëlindja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Në këto evente sportive të organizuara dhe mbajtura në salla të ndryshme të qytetit, u nderuan nga dy Ambasadorët tanë, edhe atë shkëlqesia e saj, znj. Nita Luci – Ambasadore e Republikës së Kosovës,  dhe shkëlqesia e tij, z. Driton Kuqi – Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Po ashtu dy turnetë u vizituan edhe nga aktivisti i dalluar i çështjes kombëtare, njëherazi politolog i dalluar z. Nufri Lekaj.  Ekipet përfaqësuese në turnetë ishin të ndara në dy grupmosha, atë me të vegjlit dhe të rriturit, ku kishte edhe ekipe të përziera që do të thotë, edhe ekipe jo shqiptar.

Organizatorët falënderojnë edhe gjithë kontribuesit vullnetarë që ndihmuan që eventet të dalin dhe shkojnë në formë më të mirë të mundshme.

Radio Rilindja me stafin e saj ishte ne dy eventet sportive ku disa herë shpërndau live streaming nga ngjarjet dhe tani fotot  që po i sjellim janë të bashkuara në një sepse ne ashtu dëshirojmë të jemi, pra të bashkuar dhe ardhmja e afërt duhet të na gjej të bashkuar si në evente kulturore, sportive po edhe fetare, deri sa na lidhin festat e të të rënëve tanë nën altarin e lirisë, dhe luftërat e ndryshme që çuan deri në çlirimin e tokave tona duke u derdhur shumë gjak e sakrifikuar më sublimen për atdhe.

Urime Festa e nëntorit – Dita e Flamurit dhe Ditëlindja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari

Rreth Flamurit gjithmon të përbashkuar, me një dëshirë dhe një qëllim!

Zoti i bekoftë gjithë Shqiptarët

Kuq e Zi

Marrë nga Radio Rilindja