Ditët e librit arbëresh/ Ritheksohet rëndësia e transmetimit të arbërishtes

E enjte, 28 Mars, 2024

Ka nisur ditën e sotme në Tirane aktiviteti “Ditët e librit arbëresh” organizuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët. Sesioni i paradites u çel me referimin e Prof. Carmine Stamile krijues i muzeut arbëresh të Qanës (Cerzeto) në Kalabri dhe mbledhës i këngëve popullore ndër arbëreshë dhe autor i disa librave mbi këngët, traditat dhe kulturën arbëreshe.

Në kumtesën që mbajti mbi ‘Opera Omnia’, Prof. Stamile vuri theksin në rolin e veçantë që luajnë tekstet që shërbejnë për mësimin e arbërishtes në shkollat fillore.

Prof. Stamile bëri një prezantim të gjithë punës së tij në vijë kronologjike, i pari libër i të cilit ishte ‘Alfabetizzazione Arbëreshë’ me dy vëllime, por theksin e vuri te vepra e tij më e rëndësishme ‘Metodika e Mësimit të Arbërishtes’ duke theksuar rëndësinë e të mësuarit dhe transmetuarit të arbërishtes si një bazament i rëndësishëm i ruajtjes së identitetit arbëresh.

Z. Damiano Guagliardi, president i FAA–Federatës së Shoqatave Arbëreshe si dhe ekspert i Institutit Rajonal për Pakicën Arbëreshe në Kalabri, në kumtesën që mbajti ‘La Diversità Arbëreshe’, Antologjia e prezencës arbëreshe në Kalabri nga formimi deri në ditët e sotme, në katër vëllime, theksoi rëndësinë e të prekurit të realitetit arbëresh dhe sesi arbëreshët vijojnë të ruajnë fort rrënjët pa u ndikuar nga faktori kohë, si një mulli që bluan vazhdimisht- u shpreh zoti Guagliardi.

Vincenzo Bruno autor i disa teksteve historike, romaneve dhe komedi në arbërisht. Ka ngritur disa trupa teatrore me fëmijë e të rritur, të cilët vënë në skenë krijimtarinë dramatike të autorëve arbëreshë. Në kumtesën që mbajti ‘Il teatro arbëresh e le opere letterarie, evidentoi rëndësinë e teatrit Arbëresh në ruajtjen e identitetit arbëresh dhe prodhimtarinë e gjerë artistike me 21 komedi, 1 dramë, rreth 42 akte për të rritur dhe 23 akte të luajtura për fëmijë. Në gjithë këtë veprimtari të gjerë Z. Bruno theksoi rolin dhe rëndësinë e arbërishtes dhe konkretizimin e saj në skenë.