Irma Kurti nderohet nga Akademia e Arteve dhe e Shkencave Filozofike në Bari

E martë, 19 Mars, 2024

Një vlerësim prestigjoz për poeten dhe shkrimtaren shqiptare Irma Kurti e cila nderohet nga Akademia e Arteve dhe e Shkencave filozofike në Bari për “pjesëmarrjen, kontributin, angazhimin dhe profesionalizmin në valorizimin dhe promovimin e veprimtarive të kësaj Akademie, ndër të cilat, Konkursi Akademik Ndërkombëtar i Letërsisë Bashkëkohore “Lucius Annnaeus Seneca”, me president doktor Massimo Massa.

Në mars të 2022 poetja Irma Kurti u shpall Ambasadore e Shqipërisë nga kjo Akademi me motivacionin “si një personalitet që është dalluar për punën e saj si dhe për merita të rëndësishme kulturore të arritura në fushën ndërkombëtare”.

Ndër të tjera, emërimi i Kurtit si Ambasadore synon t’i japë shtysë pjesëmarrjes së krijuesve të huaj, në veçanti atyre shqiptarë kudo që ndodhen në këto veprimtari. “Jam vërtet e gëzuar” shprehet Kurti “që autorë nga Shqipëria dhe Kosova u vlerësuan me çmime në edicionin e VI-të të këtij viti, në njërin prej konkurseve më prestigjoze në panoramën letrare në Itali ‘Lucius Annnaeus Seneca’… Vlerësimi që më jepet nga Akademia e Arteve dhe e Shkencave filozofike është një nxitje për të kontribuar në përhapjen e mëtejshme të bukurisë së artit dhe të kulturës shqiptare në botë.”

Poetja shqiptare është gjithashtu fituese e shumë çmimeve të rëndësishme në Itali dhë në Zvicër. Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër.

Në 2020, për kontributin në fushën e poezisë, nderohet me titullin “Akademike dhe Presidente Nderi” e Enciklopedisë Poetike Italiane. Në vitin 2021 nderohet me çmimin “Liria” nga Komuniteti Arbëreshë në Itali.

Po ashtu, i janë akorduar çmimet “Leonardo da Vinci”, 2021 dhe “Giacomo Leopardi” nga Shoqata Kulturore “Chimera” në Leçe. I është dhënë titulli “Damë e Urdhërit të Dante Alighierit” nga Republika e Poetëve.