Kupa e Pavarësisë 2022 nisi rrugëtimin në Greqi

E premte, 9 Dhjetor, 2022

Ambasada shqiptare në Greqi dhe Klubi Shqiptar i Futbollit “Apollonia F.C” Athina bashkëorganizuan Kampionatin e parë të Futbollit “Kupa e Pavarësisë”, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë. Ky aktivitet sportiv i cili bashkoi në fushën e gjelbër futbollistë të moshave të ndryshme dhe nën fanella të larmishme të skuadrave shqiptare dhe greke, përçoi një mesazh të fuqishëm të miqësisë së mirë dhe arritjeve të larta nën frymën e bashkëpunimit, të cilin sporti i bukur i futbollit e mishëron katërcipërisht në Greqi, në përbërjen mikse të ekipeve. Kampionët e vërtetë të kësaj dite, fëmijët e akademive sportive, janë ata të cilët do çojnë përpara stafetën e kësaj tradite jo vetëm sportive, por me vlera të larta shoqërore.

Në fjalën e saj, Ambasadorja e RSH-së, znj. Luela Hajdaraga shprehu kënaqësinë për realizimin e këtij aktiviteti dhe me mbështjetjen e autoriteteve lokale greke si dhe ekipeve të futbollit që iu përgjigjën pozitivisht sfidës sportive. Të tilla organizime, theksoi ajo,  i shërbejnë akoma më tepër frymës së miqësisë së mirë mes dy vendeve dhe forcojnë bashkëpunimin midis institucioneve, ekipeve dhe komuniteteve sportive.

Nderuan me pjesëmarrjen dhe fjalën e tyre Kryetari i Bashkisë Koridallo, z. Nikos Hrusalas, Nënprefekti i Greqisë Qëndrore, z. Ilias Kyrmanidis, Nënkryetari i Bashkisë Koridhalo, z. Jorgos Dhimopoulos të cilët i falënderojmë përzemërsisht për bashkëpunimin dhe mbështetjen e pakursyer në realizimin e kësaj veprimtarie.

Gara sportive u çel me debutimin plot emocion të himneve të të dy vendeve nga artistët e mirënjohur shqiptarë, këngëtarja Teuta Pango dhe kompozitori Jani Kaçi, të cilët përshëndetën të pranishmit edhe me këngën “Për ty Atdhe”.

“Kupa Pavarësia” udhëtoi këtë vit në Kammena Vourla, me skuadrën dinamike që në shumicën e përbërjes së saj kishte djem të talentuar shqiptarë, me trajner z.Ilias Kyrmanidis dhe president klubi z. Jorgos Papadhimitriu. Në vendin e dytë ekipi “Apollonia F.C Athinë”, me trajner z. Benard Veliu dhe president klubi, z.Petrit Selmani, ndërsa Kupën e Golashënuesit më të mirë e meritoi futbollisti Martin Malo, i klubit “Apolonia F.C”. 30 medalje u shpërndanë për sportistët pjesëmarrës dhe golashënues, në një klimë entuziaste dhe miqësore.

“Falenderime të shumta për të gjithë pjesëmarrësit por në veçanti një mirënjohje e thellë për njerëzit që me kontributin e tyre personal i dhanë shtysë dhe prestigj realizimit të këtij aktiviteti, z.Thimjo Maksakuli, znj. Elona Gjergo, z.Ardian Toska, z.Thanas Çarka, z.Andoni Mici, ish-futbollistët e kombëtares shqiptare dhe prindërit e futbollistëve të vegjël” thuhet në njoftimin e ambasadës.