Dikur mjeke e UÇK-së, sot nderohet nga Kolegji i Mjekësisë Familjare të Kanadasë

E diel, 13 Tetor, 2024

Dje në Toronto, Kolegji i Mjekësisë Familjare të Kanadasë i ndau Dr. Ryve Loshajt mirënjohjen “Fellowship in the College of Family Physicians of Canada” si mjeke e dalluar për kontributin e saj në fushën e mjekësisë familjare në Kanada.

Dr. Loshaj është specialiate e Mjekësisë Familjare në Vancouver dhe e praktikon profesionin e mjekes që nga viti 2006, në fillim në Nova Scotia, ndërsa tani në British Columbia.

Kjo mirënjohje dhe ky titull i jepet specialistëve të Mjekësisë Familjare, të cilët së paku dhjetë vite kanë kontribuar me përkushtim në zgjerimin e njohurive në fushën e mjekësisë përmes hulumtimeve apo mësimëdhënies, janë angazhuar në komunitet dhe kanë përmbushur parimet e këtij profesioni.

Dr. Loshaj ka qenë asistente- profesoreshë në Dalhousie University në Halifax nga 2013 deri në 2019 dhe është profesoreshë në British Columbia University në Vancouver që nga dhjetori 2020.

Para se të vinte në Kanada, Dr. Loshaj i ka shërbyer popullit dhe UÇK-së si mjeke gjatë Luftës së Kosovës ne rajonin e Dukagjinit dhe Koshare.

Pas përfundimit të luftës, iu bashkua familjes në Kanada ku vazhdoi ta ushtronte pasionin e saj për mjekësi

Me sa dihet Dr. Loshaj është mjekja e parë nga Kosova që ka marrë një mirënjohje të tillë në Kanada.

Në ceremoninë e ndarjes së kësaj mirënjohjeje ishte i pranishëm edhe konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto z. Sedat Burrniku, i cili në statusin e tij në Facebook rreth kësaj ngjarjeje thekson se ndjehet krenar dhe i nderuar për arritjet e diasporës sonë në Kanada.

Çmimi u dha nga Dr. Lawrence C. Loh, Drejtor Ekzekutiv dhe CEO i Kolegjit të Mjekëve Familjarë të Kanadasë.