WSC/Dhoma e Biznesit të Diasporës mbështet start up-in në fushën e shëndetësisë

E enjte, 25 Prill, 2024

U zhvillua për herë të parë në Shqipëri “Women Startup Competition”. Pas një programi trajnimi dhe inkubimi, ku u përfshinë 30 sipërmarrëse, me 5 Nëntor u mbajt finalja e WSC Albania. 10 finaliste prezantuan idetë e tyre të biznesit para jurisë dhe përfaqësuesve të biznesit.

Idea e fitueseve, e cila shkon automatikisht në finale europiane në Dhjetor është “Praktika.al”, drejtuar nga Albina  Bardhi. Ajo fitoi një program mentorimi për 6 muaj dhe një çmim prej 1000 euro.

Çmimi i dytë iu dha Alba Hoxhës me startupin “Receta Ime”. Alba fiton një coworking space nga organizatorët për 6 muaj, për dy persona.

“AD Ballkan”, me fokus rivitalizimin e fshatrave përmes zhvillimit të turizmit, u vlerësua me çmimin e tretë, duke fituar mbështetje në një paketë PR &Marketing.

Albana Muçaj, drejtuesja e këtij programi për Shqipërinë, theksoi se, “Nuk ishte çmimi i parë, rezultati final i Women Startup Competition në Shqipëri. Ishte ardhja në shtëpi/në Shqipëri e shumë ekspertëve dhe startupeve shqiptare nëpër botë. Pjesë e programit u bë një skuadër të rinjsh shqiptarë nga Italia, me një startup në fushën e sigurisë. Një startup me fokus turizmin u prezantua nga një skuadër të rinjsh shqiptarë që studiojnë e jetojnë në Austri.

Ekspertët, po ashtu, si në juri edhe në procesin e mentorimit vinin nga vende si, Gjermania, Hungaria, Spanja, Austria dhe SHBA”.

Ishte dashuria e njerëzve me impenjime të mëdha për kontribut në shoqëri, që bëri të mundur të jepej kohë, vlerësime dhe këshilla për vajza ambicioze dhe të vendosura në sipërmarrje të mëdha.

Mbrëmja finale shkoi përtej çmimeve të parashikuara, pasi pati edhe çmime surprizë nga juria për disa prej startupeve të tjera.

Nënkryetarja e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Elisabeta Katiaj, ofroi mbështetjen për realizimin e platformës së prezantuar nga Endiza Dema, lidhur me informimin dhe mbështetjen e personave me Sklerozë Multiple.

Nevila Dudaj, ofroi një program mentorimi për startupin shqiptar që ka lindur në Austri, “GuidHero”.

Tamas Muller, CEO i Women Startup Competition, tha në fjalën e tij gjatë eventit se, “Të gjitha startupet finaliste janë ambicioze. Disa prej tyre kanë nevojë për një orientim më të mirë drejt tregut dhe ne si WSC do t’i mbështesim me konsulencë”.

Në eventin e organizuar në hotel “Adriatik”, Durrës, morën pjesë mbi 50 të ftuar nga ekosistemi i startupeve, trajnerë dhe sipërmarrës.

Juria përbëhej nga Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi, Menaxheri i Projektit Aftësi për Punë i programit zviceran Swisscontact, Fation Dragoshi, Nënkryetarja e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Elisabeta Katiaj, Zëvendëspresidenti për Planifikimin dhe Strategjinë Mobile të Deutsche Telekom, Driton Emini, Përfaqësuesja e Departamentit të PR në One Telecommunications dhe Albtelecom, Sibel Pipa, si dhe Menaxherja e Përgjithshme e Hotel Adriatik, Nevila Dudaj.

Në një program mbi një muaj u mentoruan rreth 30 biznese startup të drejtuara nga gra dhe vajza. Ato morën mbështetje në konsolidimin e idesë, zhvillimin e digjitalizimit, prezantimin në kohë, këshilla praktike biznesi dhe si të zhvillojnë marketingun në fazën startup. Mentorët e përfshirë në program ishin ekspertë dhe sipërmarrës, si Landa Grembi, Arbresha Talla, Silvana Kulla, Marjana Murrja dhe Gerti Boshnjaku.

Ky program është pjesë e inkubatorit të drejtuar nga Albana Mucaj, certifikuar dhe mbështetur nga Ministria e Sipërmarrjes në fazën e parë të granteve për startup dhe inkubatorë.

Ndërkohë, çmimi fitues dhe disa programe mentorimi u mbështetën nga kompania e telefonisë One Telecomunications dhe Albtelecom.