Greqi/Diplomacia ekonomike,ambasada shqiptare takim me gratë shqiptare në biznes

E mërkurë, 22 Maj, 2024

”Në kuadër të promovimit të diplomacisë ekonomike, në ambientet e Ambasadës së RSH-së në Athinë, më 09 nëntor 2022, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga së bashku me Oficeren Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj dhe Diplomaten për Çështjet Ekonomike, Tregtare dhe Turizmin, znj. Joana Zhonga mirëpritën në një takim gratë shqiptare në biznes,

Ky aktivitet me titull ‘‘Gra në biznes – Histori Frymëzuese’’ bëri bashkë profesioniste të reja dhe ato me përvojë shumëvjeçare angazhimi në fusha të ndryshme të biznesit, të cilat ndanë mendime, përvoja, historitë e tyre të suksesit, nismat e ndërmarra, eksperiencat e akumuluara, vështirësitë e hasura gjatë rrugës së krijimit të biznesit të tyre, mundësitë për sipërmarrje dhe investime të reja, aftësitë drejtuese që gratë duhet të posedojnë mbi krijimin e një biznesi në Shqipëri, si dhe shkëmbyen njohuritë e tyre për të lehtësuar sadopak njëra tjetrën në fusha të përbashkëta dhe jo vetëm.

Ky takim kishte si qëllim krijimin e një forumi të grave në biznes, dhe të takimeve periodike midis Ambasadës dhe këtyre profesionisteve, me qëllim rrjetëzimin e tyre, fuqizimin ekonomik të grave në biznes nëpërmjet mobilizimit të potencialit të tyre, shkëmbimin e njohurive, eksperiencave dhe ekspertizës, si dhe për të përkrahur gratë në zhvillimin, rritjen dhe qëndrueshmërinë e bizneseve të tyre.

Ambasadorja Hajdaraga shprehu kënaqësinë e saj për këtë takim kaq të frytshëm, dhe theksoi rolin e rëndësishëm të gruas shqiptare në familje, shoqëri dhe në biznes, duke u fokusuar më tepër në rolin e shumëanshëm të gruas dhe të këmbënguljes së saj për të arritur majat në çdo aspekt të jetës dhe duke u bërë një histori suksesi dhe model inspirues për gratë dhe vajza e reja profesioniste.

Gjithashtu, znj. Hajdaraga u shpreh se ky rrjetëzim do ti ndihmojë në gjetjen e anëtarëve të duhur të një komuniteti të ngjashëm në fushën e interesit, duke krijuar mundësi të reja për njëra tjetrën, si dhe do ti ndihmojë të rriten si individë dhe si gra në biznes, nëpërmjet shkëmbimit të njohurive, nismave dhe strategjive të reja për tu përballur me vështirësite që paraqet një biznes.

Në mbyllje të aktivitetit u dakordësua të zhvillohen takime periodike në vazhdimësi midis Ambasadës dhe grave shqiptare profesioniste, me qëllim rrjetëzimin e tyre dhe rritjen e interaktivitetit mes tyre.”