Hungari/ Në qytetin Eger do të vendoset busti i Gjergj Kastriot Skënderbeut

E martë, 17 Nëntor, 2026

Asambleja e Përgjithshme e Bashkisë së Qytetit të Egerit, në Hungari ka aprovuar unanimisht vendosjen e bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në këtë qytet, Busti do të vendoset në sheshin që do të mbajë të njëjtin emër.

“Së bashku me Konsullin e  Nderit të Republikës së Shqipërisë në Hungari z.Avni Hafuzi, zhvilluam një takim në Bashkinë e Egerit. Përveç  falenderimeve  për realizimin e këtij projekti në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Hungarisë , ndërtuam edhe agjendën  e aktiviteve dhe bashkëpunimeve të tjera, të cilat do të realizohen së shpejti”, thuhet në njoftimin e Ambasadës shqiptare në Hungari

Busti i heroit tonë kombëtar, i njëjtë me atë të vendosur në parkun e Qytetit të Budapestit, është dhuratë e Konsullit të Nderit z. Avni Hafuzi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.