100 vite Shqipëri-Angli, historia e tashme dhe ajo shekullore mes dy vendeve

E mërkurë, 8 Maj, 2024

Më 9 nëntor 1921 u vendosën marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, më 1922 dy vendet hapën legatat dhe emëruan përfaqësuesit diplomatikë, ndaj edhe viti 2022 është programuar si vit i kalendarit të 100 vjetorit.

Në kuadër të 100 vjetorit, Instituti i Historisë në ASA organizoi konferencën shkencore “Marrëdhëniet shqiptaro-britanike gjatë shekullit XX” me kontributet shkencore të studiuesve të njohur shqiptarë e britanikë Roderick Bailey dhe Robert Austin, Afrim Krasniqi dhe Valentina Duka, Beqir Meta dhe Hamit Kaba, Sonila Boci dhe Romeo Gurakuqi, Albana Mema dhe Sali Kadria, Enriketa Papa-Pandelejmoni dhe Eva Hyskaj, Gentiana Kera dhe Gjon Boriçi.

Pjesëmarrës në diskutim ishin një auditor i gjerë me studiues të historisë, politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, personalitete publike, si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme partnere me Institutin e Historisë.

Konferenca trajtoi ngjarjet më të rëndësishme në historinë 100 vjeçare të marrëdhënieve, rolin e Britanisë së Madhe gjatë fazës së krijimit të shtetit, njohjes ndërkombëtare dhe shtetformimin, rolin e misioneve britanike në LIIB, raportet shtetërore dhe politike përgjatë shekullit deri në rivendosjen e marrëdhënieve dhe fazën e tranzicionit post ’90, raportet ekonomike dhe pikëtakimet kulturore dhe sociale, etj.

Debati mbi bilancin dhe zhvillimet, mbi të vërtetat dhe mitet, mbi tezat dhe gjetjet e reja dokumentare, etj, jo vetëm solli këndvështrime të reja historike, por edhe reflektime që kanë vlerë referuese edhe për të sotmen dhe të ardhmen. Konferenca shënon rastin e parë të një organizimi shkencor mbi këtë tematikë dhe kontributet do të jenë pjesë  e një botimi shkencor në gjuhët shqip dhe anglisht.

Punimet e konferencës u përshëndetën nga ambasadori britanik në Tiranë Alastair King-Smith, i cili midis të tjerash evidentoi raportet miqësore historike dhe të bashkëpunimit, rëndësinë e studimeve dhe dialogut mbi to. Po ashtu konferenca u përshëndet nga zv/ministrja e arsimit dhe sportit znj. Nina Guga, e cila theksoi sidomos çështjet e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të shkencës.