560  vjet nga “Formula e Pagëzimit”

E shtunë, 20 Prill, 2024
E shtunë, 20 Prill, 2024

560  vjet nga “Formula e Pagëzimit”

FORMULA E PAGEZIMIT – dokumenti parë shqip i 8 nëntorit 1462 shkruar nga imzot Pal Engjëlli.

Sot bie 560 vjetori i dokumentit më të hershëm të gjuhës shqipe, “Formulës së Pagëzimit” që ka datën e 8 nëntorit të vitit 1462, shkruar nga kryeipeshkvi i Durrësit imzot Pal Engjëlli.

Më 8 nëntor, kujtojmë datën e shkrimit të dokumentit kishtar të kryeipeshkvit të Durrësit, imzot Pal Engjëllit, në gjuhën kishtare të kohës, latinisht, në të cilin gjendet në gjuhën shqipe “FORMULA E PAGEZIMIT”, që deri më sot konsiderohet si dokumenti i parë shqip që njihet, e që mbanë datën e 8 nëntorit të vitit 1462. Pra, sot bie 560  vjetori i dokumentit më të hershëm të gjuhës shqipe.

Dokumenti i kryeipeshkvit shqiptar imzot Pal Engjëllit, mik, këshilltar e bashkëpunëtor i afërt i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, ruhet në bibliotekën Laurentiane të Firencës dhe për herë të parë është gjetur nga historiani rumun Nicolae Jorga më 1915. (Shuteriqi,1976:12)

Dokumenti është fryt i vizitës baritore që kryeipeshkvi shqiptar imzot Pal Engjëlli bëri si bari e udhëheqës shpirtëror i grigjës së Zotit, nëpër Kishat famullitare dhe viset e kryedioqezës së Durrësit.

Në mbarim të kësaj vizite imzot Pal Engjëlli paraqet pasqyrën e gjendjes së organizimit të Kishës, situatën e vështirë të banorëve e besimtarëve, problemet e mëdha ekonomike e rreziqet që i kanoseshin aso kohe popullsisë dhe duke u lënë porosi, në rend të parë priftërinjve por edhe besimtarëve (banorëve) të pagëzonin foshnjat në rast të rrezikut të vdekjes me fjalët e Formulës së ritualit kishtar të Sakramentit te Pagëzimit

“Unë po të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt”.

Së fundi në këtë dokument imzot Pal Engjëlli u kërkon Eprorëve të Kishës së Romës, Selisë së Shenjtë, të ndihmojnë popullsinë e varfër e të vuajtur të këtyre viseve. Dokumenti më i vjetër që e kemi shqip, pra, i përket kohës së Skënderbeut. Formula e Pagëzimit është një frazë shqip në mesin e një shkrimi latinisht prej 37 faqesh, shkruar nga argjipeshkvi i njohur i Durrësit, imzot Pal Engjëlli (1416-1469).