Zhduket në mënyrë të mistershme 51-vjeçari shqiptar në Greqi

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Autoritetet greke kanë ngritur alarmin pas zhdukjes së një shqiptari në Selanik 4 ditë më parë. Protothema.gr shkruan se bëhet fjalë për 51-vjeçarin shqiptar Ylli Mera. Ai ka humbur gjurmët mesditën e 1 nëntorit në zonën e Arethousa, Selanik.

Policia  u njoftua për zhdukjen në datën 4 nëntor dhe ka vazhduar me publikimin e të dhënave të tij, me kërkesë të të afërmve, pasi mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e tij.

Ditën e zhdukjes Mera ndodhej në punë në zonën e Arethousës të Selanikut.

Ditën e zhdukjes Ylli Mera ndodhej në punë, por për shkak të plagosjes së partneres së tij, ai u largua nga puna dhe shkoi në stacionin e autobusit lokal për t’u kthyer në banesë, por që atëherë nuk u pa më.

“Ylli Mera është 1.82 m i gjatë, peshon 100 kg, ka flokë të shkurtër gri dhe sy kafe. Nuk ka asnjë informacion se çfarë kishte veshur ai ditën e zhdukjes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë greke.

Autoritetet kanë thirrje që kushdo që ka informacion të kontaktojë  në “Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend, por edhe përmes aplikacionit Missing Alert.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.