Albanologu Brian D. Joseph, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

E premte, 26 Prill, 2024

Ceremonia e dorëzimit të diplomës së albanologut Brian D. Joseph u mbajt sot më 4 nëntor 2022 në sallën “Aleks Buda”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
Brian D. Joseph u pranua anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me vendim të Asamblesë më 27 nëntor 2021.
Ceremoninë e çeli prof.dr. Aristotel Spiro, që paraqiti kontributet shkencore të albanologut amerikan Brian D.Joseph. Ai e quajti Brian D.Joseph, nga mendjet më të ndritura të albanologjisë moderne që me mprehtësinë e mendimit të tij ai ka rishikuar dhe saktësuar mjaft nga konceptet bazë të gjuhësisë teorike dhe ka kontribuuar që këto koncepte të perceptohen në një mënyrë më realiste.
Vetë Brian D. Joseph paraqiti ligjëratën akademike “Rëndësia e shqipes për mua dhe për të gjithë: jeta ime me gjuhën shqipe dhe me gjuhësinë shqiptare”.
Ai e përcaktoi studimin e gjuhës shqipe me rëndësi të veçantë në njohjen e zhvillimit të njerezimit dhe profilit të vetë shqipes në trungun e gjuhëve indeuropiane.
Pas këtyre ligjëratave dhe përshëndetjeve të akademikëve Matteo Mandalà, Francesco Altimari (online) e akad. Shaban Sinani, si dhe albanologut rus Alexander Rusakov, albanologut Brian Joseph iu dorëzua diploma nga Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi që e përgëzoi për kontributin e tij në hulumtimet akademik dhe kërkimet në terren.
Akad. Gjinushi paraqi profilin intelektual të Brian D. Joseph:
“Brian D. Joseph është gjuhëtar i njohur amerikan, me kontribute të vlerësuara botërisht në studimet indoeuropeistike, ballkanologjike, helenistike dhe albanologjike. Mban titullin profesor i shquar dhe njihet për sukseset e tij shkencore në gjuhësinë krahasimtare dhe në tudimin e dialekteve, ku shqipja ka zënë gjithnjë e më shumë vend me rëndësi. Duke zbatuar metodat moderne të kërkimit shkencor ai i ka lartësuar cilësisht këto disiplina. Prof. Brian D Joseph ka arritur të ndriçojë anë të padukshme të ndryshimit dhe evolucionit gjuhësor, si dhe të teorisë së morfologjisë.
Duke gërshetuar hulumtimin akademik me kërkimin në terren, Brian D. Joseph ka zbuluar anë të panjohura të ndërveprimit të gjuhëve në kufi dhe të rolit të kontaktit ndërgjuhësor në kontekstin e marrëdhënieve të gjithanshme të shqiptarëve me popujt e tjerë të Ballkanit.
Si vazhdues i traditës më të mirë amerikane të studimeve shqiptare, ai e ka ndikuar për të nxitur dhe vendosur lidhje të qëndrueshme ndër-albanologjike. Shqipja në kontekst të gjuhëve indoeuropiane; shqipja dhe lidhja gjuhësore ballkanike; shqipja dhe gjuhët me ndikim për shkak të fqinjësisë historike; dialektet e shqipes; shqipja në studime krahasimtare, janë disa nga fushat në të cilat Brian D. Joseph shquhet si kontribues cilësor.
Vetë dhe në bashkëpunim me albanologë, helenistë e indoeuropeistë të shquar ai ka botuar studime të rëndësisë parësore për identitetin, lashtësinë dhe origjinalitetin e gjuhës shqipe, si: Sintaksa e shqipes; Një rikthim tek çështja e origjinës së shqiptarëve; Enigma e fjalëzës shqipe “po”; Zanoret e mesme supletive në shqip në optikën indoeuropiane dhe ballkanike; Shqipja online; Etimologjia e prefiksit “stër” të shqipes). Interesime të rëndësishme për shqipen gjenden edhe në veprat Manual për gjuhësinë krahasuese dhe historike indoeuropiane; Infinitivi në Ballkan në pikëpamjen sinkronike dhe diakronike; Gjuhët ballkanike etj.”-tha akad. Gjinushi.