Poetja Irma Kurti boton librin e 18-të në gjuhën italiane

E martë, 19 Mars, 2024

Poetja dhe shkrimtarja Irma Kurti boton librin e tetëmbëdhjetë në gjuhën italiane me titull “Un giorno mi racconterai” (Një ditë do t’më tregosh) nën siglën e Shtëpisë Botuese Akademia Barbanera. Libri përmban poezi të shoqëruara me imazhe të fotografit italian Biagio Fortini. Vepra botohet nën kujdesin e Immagine Art drejtuar nga Maria Grazia Vai, poete dhe presidente e disa konkurseve letrare në Itali. Ja çfarë shkruhet për bashkëpunimin Kurti – Fortini: “E zezë mbi të bardhë… bardhë e zi: një libër në dy gjuhë. Faqe pas faqeje imazhet fotografike të Biagio Fortinit bashkohen me poezitë e Irma Kurtit, pa ndonjë koherencë logjike apo të dukshme midis fjalëve poetike dhe imazheve vizive. Një dialog midis bojës së penës dhe një imazhi të palëvizshëm për të kapur përjetësinë e një çasti.”

Kopertina përmban akuarelin “Drejt qiellit” të pikturuar nga Rita Camillo. Parathënia e librit është shkruar nga kritiku letrar Lorenzo Spurio. Shkëpusim një fragment prej saj: “Poetika e Irma Kurtit është e vëmendshme ndaj veçanësisë të situatave, ndaj imazheve që kanë forcën t’i sjellin në mendje kujtime të gjalla, të këndshme për t’u kujtuar, si një fllad ajri, por në të njëjtën kohë edhe të dhimbshme, sepse zbulojnë distancën nga e djeshmja e shkujdesur dhe gati hyjnore, e jetuar në plotësinë e ndjenjave dhe në shoqërinë e figurave të dashura siç janë prindërit, të cilëve u është dedikuar përmbledhja poetike. Irma Kurti, e cila është një poete e thellësisë, në përvijimin etimologjik të fjalës “poezi”, e tregon veten si një grua e vëmendshme dhe e pasionuar në gjurmimin në letër, falë vështrimit gjenial dhe krijimit që e mbështet atë, të imazheve, formave e ndryshimeve që na na bëjnë të pyesim veten dhe na magjepsin…”

Ky është libri i tetëmbëdhjetë i autores shqiptare në gjuhën italiane, 12 prej të cilave janë përmbledhje me poezi dhe 6 libra në prozë: romane e përmbledhje me tregime. Ajo ka botuar gjithashtu 26 libra në gjuhën shqipe, 10 në anglisht dhe 2 në frëngjisht. Librat e saj, përveçse në Shqipëri, janë botuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Francë, Itali, Rumani, Turqi, Kosovë, Filipine, Kamerun dhe Indi.