Rreth etimologjisë së fjalës Kurt -i (ish)

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Për etimologjinë shkencore të kësaj fjale ka hipoteza të ndryshme, por jemi të mendimit që më e sakta përkon  me “oborr”.

Së fundmi edhe prof. Topalli, është i të njëjtit mendim në FEGjSh, 2017:845. Ai e nxjerrë si fjalë të rrallë, e mënjanuar nga gjuha, mbetur në dialektore. E shënon edhe Justin Rrota për në Veri: kurti i kishës.  E kanë autorët më të vjetër duke filluar me Buzukun: Pjetri  po i ndiq për së largu, djerje  tek  kurtja e t parit priftënët.

Huazim nga latin. cortem  “oborr”. Ka bërë pjesë në paradigmën e emrave të gjinisë femërore me fundore në bashkëtingëllore, një lakim që është zhdukur (kurt – kurtja). Prej kurt , folja kurtënoj “bëj punë shtëpie ”në fjalorin e Tases.

Tek Topalli mbyllet me kaq shpjegimi, por do të shkojmë më tej në zbërthimin etimologjisë së  Kurt.

Ajo ka kuptime të shumta që të çojnë te fjala oborr ose truall a pronë. Në Myzeqe shpejt është përdorur kurti =vendi, trualli, oborri  dhe kurtishi= zona, trualli, pronë autoktone e një fisi a familje.Shembuj: Kurti i Nasit ( Oborri ose trualli i Nasit);

Kurtishi i Filipajve (Prona e Filipajve)

Në Shqipëri, dhe në të gjithë shqiptarët kudo janë kemi përdorim në emra dhe mbiemra njerëzish me këtë formë.

Shembuj: Kurti, Kurteli, Kurtelija, Kurtishi, Kurta etj.

Faktikisht disa studiues e kanë lidhur prejardhjen e fjalës nga turqishtja ujk, por nuk ka mundësi lidhjeje me këtë, pasi ka gjetur përdorime të kahershme në dokumentet e vjetra në Vatikan dhe regjistra kishtar si për kuptimin truall, pronë, oborr dhe në përdorime emrash për njerëz a mbiemra familjesh.

Për prapashtesën -ishi/ Kurtishi jemi të mendimit se mund të ketë ndikuar  forma sllave, pasi sllavizmat ndeshen në çdo cep të Shqipërisë Natyrore.

Ashtu siç e theksuam  edhe më sipër, duke hulumtuar vepra të autorëve të ndryshëm, na dalin dhe të dhëna të tjera të kësaj fjale.

Mayeri e nxjerr vetëm me kuptimin e fjalës “oborr”, gjithashtu dhe Çabej. Fjalori i Bashkimit e jep Kurt, i , vm,shum, kurta-t (FRSh, 1908:218) gjithashtu jep dhe formën Kurtesh, i, vm. Shum. Kurtesha,-t Prurito. (FRSh, 1908:219)

Në pjesën e parë ne u ndalëm në  fjalën kurt  për kuptimin “oborr” që një grup studiuesish bien në të njëjtin mendim. Dizdari nga ana tjetër jep: kurt-i m. (tur. “ujk”) 1. Em. i përveç. Shumë i përhapun sidomos në Mat e Dibër, Malësinë e Krues e deri në Nikaj-Mërtur. 2. Në toponomastikë e fise: Lama e Kurt Allës në kat. Munerë të Tiranës; Dervishkurtaj lagje në kat. Cudhi i malësisë së Krues; Kurtaj fshat në Peqin; Kurtbegaj në Maqellar; Kurte dhe Kurtaj emna topikë fisesh në Malësi të Madhe; Kryekurti emën fisi në Mat; Kurti A. Donat – Kurti Fasli, em.fam. përkatësisht në Shkodër e Berat. Nji prej katër vëllazënve të lagjes Gegaj të Shllakut emërtohej Kurasmanaj (në sinkopë në t dhe h, Kurt –Hasanaj ) (Dizdari, 2005:570)

Pra siç e vërejmë Dizdari në Fjalorin e Orientalizmave, e jep si emër personash Kurt=ujk, ashtu siç kemi Asllan = luan, Kapllan=tigër etj. Që këtu dalim në përfundimin se fjala Kurt si emër i përveçëm dhe kurt si “oborr” janë homonime, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Siç e pamë për fjalën kurt “ oborr” te autorët tanë të vjetër, studiuesit nuk kanë pasur shpjegim tjetër veç atij latin, që dhe Topalli e saktëson së fundmi.

Dizdari dhe Topalli japin një shpjegim të fjalës kurtesh m. “ puçër në lëkurë”. Fjalë e dy dialekteve. Huazim prej turq. Kurdeşen “puçra në trup”. Formën kurdnesh,që është më afër gjuhës huazuese, e ka Lura. Malësia e Madhe ka kurtjeç. Përdoret si patronim. (Dizdari, 2005:570; Topalli, 2017:845)

Si lexojmë këto të dhëna vetvetiu lind pyetja: emrat e vendeve që ndeshen në Myzeqe a gjetkë që përdoren për hapësira toke? Ato mund të jenë të prejardhur nga fjala e parme kurt “oborr”, me prapashtesa të ndryshme, por kjo mbetet një hipotezë. Kjo fjalë me burim latin që ndeshet tek autorët e vjetër të veriut, me sa duket ka qenë fjalë me burim latin e mbarë shqipes. Ajo gjallon ende te brezi i vjetër në Myzeqe, por dhe në toponimi.