Raporti i Emigracionit 2022: 43O mijë shqiptarë në Itali, bashkësi e konsoliduar

E premte, 26 Prill, 2024

Përmes eventesh të njëkohshme, në 27 tetor u paraqit Raporti Statistikor mbi Emigracionin për vitin 2022 për Italinë kuruar nga qendra studimore e kërkimore IDOS në bashkëpunim me revistën “Confronti” (gjithashtu një qendër studimore) e Institutin e Studimeve Politike “S. Pio V”.

Botim i përvitshëm, në panoramikën e studimeve kërkimore mbi emigracionin në vendin fqinj Raporti mbart rëndësinë në vështrimin gjithëpërfshirës që i jep këtij fenomeni, duke e lidhur me dinamikat e tij globale që përfshijnë krizat demografike e ekonomike, luftërat e emergjencën e neglizhuar klimatike.

Gjatë prezantimit të tij në Romë presidenti i IDOS Luca Di Sciullo vuri theksin në kriticitetet që mbart qasja evropiane (ku hyn edhe ajo italiane) ndaj fenomenit, trajtuar në logjikën e ngurtë të mbylljes së kanaleve të hyrjes së ligjshme të emigrantëve në vendet e Kontinentit të Vjetër.

Ndodhur në krizë demografike e teprice të ofertave të punës në shumë sektorë të ekonomisë (në Itali këto sektorë rezultojnë dukshëm bujqësia, ndërtimi, shëndetësia e kujdesi ndaj personave), Evropa ka nevojë për prurje personash titullarë të drejtash universale.

Rreth 1 milionë të rinj të huaj rezidentë në Itali ndodhen juridikisht të pamundësuar të kërkojnë nënshtetësinë e vendit ku jetojnë nëse s’kanë mbushur moshën 18-vjeçare, megjithëse 80% e tyre kanë lindur në vendin fqinj. Sipas shifrave të Raportit, në fund të 2021-shit rezidentët e huaj në Itali janë 5.193.669, prej të cilëve mbi 3 milionë e gjysmë qytetarë të shtetesh që nuk i përkasin Bashkimit Evropian.

Bashkësia më e madhe e huaj janë shtetasit rumunë (komunitarë), që numërohen në 1.076.412.

433.171 shqiptarë janë bashkësia numerikisht më e madhe e shtetasve jokomunitarë në Itali, ku përbëjnë 8.4% të të huajve, raporton DiasporaShqiptare.al

396.918 shqiptarë janë titullarë lejesh qendrimi, 68.2% e të cilave afatgjata.

Gjithashtu shqiptarët janë të dytët për nga numri i studentëve të regjistruar në vitin akademik 2020/2021 (116.819) dhe të katërtit si shtetësia me më tepër qytetarë titullarë sipërmarrjesh individuale (36.342, +1.612 më tepër se ato të regjistruara në Raportin 2021), mbi 2/3 e të cilave i përkasin sektorit të ndërtimit, i cili i ka rezistuar krizës shkaktuar prej pandemisë Covid-19.

Raporti 2022 paraqet shifra të detajuara të pranisë së bashkësive të huaja në të gjitha rajonet italiane, duke evidentuar si më “shqiptarocentriket” Lombardinë (89.057 qytetarë shqiptarë rezidentë), Emilia-Romanjan (59.474) e Toskanën (59.259). Këto tre rajone janë ndër më të pasurat e Italisë, duke kontribuar bashkë me mbi 1/3 në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të vendit; kjo gjendje mirëqenieje i kthen në qendra ekonomikisht tërheqëse për bashkësitë e huaja.

Punëtorët emigrantë prodhojnë afërsisht 10% të PBB italian. Më tepër se gjysma e fuqisë punëtore shqiptare në Itali rezulton në marrëdhënie pune. Punojnë me kohë të plotë 80.7% e bashkëkombasve të punësuar. Sektorët kryesorë të punësimit të tyre rezultojnë industria (46.8%) – ku evidentohet pesha e ndërtimit (27.3%) – dhe shërbimet (44.6%), ku zërat kryesorë janë tregtia, hoteleria, restorantet e shërbimet ndaj familjeve. 49.4% e shqiptarëve në gjendje pune janë punëtorë e artizanë, 27.7% kryejnë punë jo shumë të kualifikuara, 16.5% janë të punësuar në aktivitete tregtare dhe 6.4% janë profesionistë të kualifikuar (shifra e dytë më e lartë mes bashkësive të cituara shprehimisht në Raport për këtë zë).

Në vitin 2021 shqiptarët e punësuar në bujqësi ishin 35.517; ky sektor shënon një trend rritës vjetor prej dekadës së shkuar. Grupet e profesionistëve shqiptarë në Itali i kanë dhënë jetë një shoqate avokatësh, noterësh të legalizuar e mjekësh, të angazhuaradialog me autoritetet shqiptare në kuadrin e zbatimit të politikave fuqizuese të lidhjeve me diasporën; profesionistë të tjerë janë aktivë – mes të tjerash – në gazetari, politikë e ente të përfshira në jetën sociale.