Hungari/ Çelet në Debrecen Konsullata e Nderit të Republikës së Shqipërisë.

E martë, 1 Korrik, 2025

Ambasada e Shqipërisë në Hungari ka njoftuar hapjen në qytetin e Debrecen të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë.

Së bashku me László Papp, kryetarin e bashkisë së Debrecenit, Zsolt Bunford, zëvendëssekretar i Shtetit në Ministrinë e Jashtme hungareze, Attila Fodor, zëvendësshef i Departamentit të Ballkanit Perëndimor, Konsuj Nderi të huaj në Debrecen, studentë shqiptarë, miq e dashamirës, u inaugurua zyra e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Debrecen.

Ambasada e Shqipërisë në Hungari bëri të ditur se “këtë vit kremtohet 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike, por edhe bashkëpunimi dhe miqësia e dy vendeve dhe popujve, që daton që në kohën kur Huniadit dhe Kastriotasit u bashkuan në një aleancë të gjatë”.

“Veprimtaria e Konsulles së Nderit dr. Andrea Molnar, e cila prej vitesh jep kontributin e saj  kryesisht në krijimin e strukturave të sportit për fëmijë, do të intensifikojë marrëdhëniet në fushën e turizmit dhe biznesit, si dhe do të jetë në mbështetje të studentëve që studiojnë në Universitetin e Debrecenit, duke shërbyer po ashtu si një urë lidhëse me ambasadën”, thuhet në njoftim.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.