Një mëngjes takimesh dhe reflektimesh ka qenë mëngjesi i të shtunës në Pistoia, ku Zyra e Migrantëve Dioqezane ka zhvilluar në Manastirin e San Domenikos në Pistoia takimin me temë: “Ndërtimi i së ardhmes me emigrantët dhe refugjatët”.
Në fokus emigrantë dhe procesi i integrimit, kontributi i tyre në shoqërinë mikpritëse dhe përmirësimi i kornizave ligjore. Të pranishëm në aktivitet Drejtori dioqezan i “Migrantes”, At Elia Matija, ipeshkvi i Pistoias, z. Fausto Tardelli, nënkryetarja e bashkisë së Pistoia, Anna Maria Celesti. Folës kryesor At Alessandro Cortesi, promovues i drejtësisë dhe paqes i Urdhrit të Predikuesve, i cili prezantoi raportin me titull: “Ndërtimi i së ardhmes me emigrantët dhe refugjatët”, Lorenzo Pratesi, avokat, i cili u ndal në temën: “Ndërtimi i E ardhmja me mërgimtarët: me çfarë legjislacioni”.
Pjesë e takimit edhe poetja Denata Ndreca, e cila foli për “Dëshminë dhe poezinë”. Takimi i djeshëm ishte i përqendruar në tema që lidhen me mikpritjen dhe integrimin. Pasqyrimin e tjetrit, të huajit në shoqërinë mikpritëse. Në rastin e shqiptarve ka shumë tema delikate që duhen trajtuar, por ajo më e dukshmja është mënyra e gabuar e pasqyrimit në hapësirën publike, mënyra se si shtypi italian ka portretizuar emigrantin shqiptar, korrupsionin e organeve përkatëse ndaj fluksit të emigracionit çdo vjeçar etj” tha për Diaspora Shqiptare Ndreca duke shtuar se ndër temat e tjera të diskutuara ishte edhe dhe dallimi dhe jo barazia ndërmjet komuniteteve të ndryshme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.