Përmbytje në Australi/Kryebashkiaku shqiptar në krye të operacionit të shpëtimit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komunitetet në tre shtete australiane janë përballur me shira të rrëmbyeshëm të cilat kanë shkaktuar përmbytje të mëdha.

Victoria, shteti i dytë më i populluar i Australisë, dhe vendi ku jeton komuniteti më i madh i shqiptarëve në Australi është goditur më keq këtë javë ndërsa disa komunitete janë urdhëruar të evakuohen, duke përfshirë disa në kryeqytetin e shtetit Melburn.

Shane Sali, Kryetar i Bashkisë së qytezës Shepparton tha për SBS Albanian se komuniteti është i bashkuar në përpjekje për të pastruar dëmet e bëra nga përmbytjet.

Mijëra vullnetarë u erdhën në ndihmë familjeve të prekura nga përmbytjet në zonën e Shepparton ku banon një numër i madh shqiptarësh.

Kryetari i Bashkisë me origjinë shqiptare Shane Sali tha se niveli i ujit është në rënie dhe tani i gjithë komuniteti është bashkuar për të pastruar zonat e prekura nga mbetjet e përmbytjeve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.