“Këtë vit presim Nëntorin Shqiptar në Parma, me shumë nisma në dobi të komunitetit dhe të qytetit ku jetojmë. Pas shkollës publike “Racagni” ku tashmë prindërve shqiptarë dhe jo vetëm, i është dhënë mundësia që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe në shkollën e tyre të përditshme, kemi punuar fort që edhe qytezat në rrethinat e Parmës, ku kërkesat janë larta nga ana e qytetarëve shqiptarë, të kenë mundësinë të kenë shkollën e tyre shqipe.
Koha dhe puna jonë, si mësues vullnetarë është detyrë shpirtërore dhe detyrim kombëtar. Ja kishim borxh të gjithë prindërve shqiptarë në Langhirano që për vite kanë shoqëruar fëmijët e tyre në Parma çdo fund javë për dhjetëra km, në këto 14 vite. Nxënësit e këtyre familjeve kanë qenë krenaria jonë, pasqyra më e ndritur e punës dhe mundit tonë vullnetar. Sot do të vijmë ne pranë jush dhe kjo është edhe meritë e juaja.
Gjithmonë kemi punuar me dëshirën dhe objektivin që një ditë Greisi, Noemi, Enkelejda e më pas Jessica, Elena etj… të jenë, një ditë mësueset që do të vazhdojnë punën tonë, të shkëlqyera, të edukuara, të bukurat vajza shqiptare”, thuhet në njoftim.
Familjeve në Langhirano, u mundësohet Kursi i Gjuhës Shqipe çdo të shtunë, pranë Qendrës Kulturore në Langhirano.
Via Cesare Battisti n.20 – 43013 Langhirano (PR)