KQZ premton kuadrin ligjor për Votën e Diasporës brenda shtatorit 2023

E shtunë, 20 Prill, 2024

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka zhvilluar ditën e  sotme një takim virtual konsultativ mbi projektaktin për rregullat e regjistrimit të zgjedhësve nga jashtë vendit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Diasporës shqiptare, të partive politike, Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe shoqërisë civile.

Projektakti për rregullat e regjistrimit të votuesve nga jashtë është dërguar për konsultim tek grupet e interest në muajin Korrik dhe takimi kishte për qëllim shkëmbimin e ideve dhe sugjerimeve për aspekte të ndryshme të tij.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi u shpreh se KQZ ka synuar të hartojë një projektakt në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor dhe të përshtatur për në mënyrën më të mirë të mundshme zgjidhjen e duhur. Celibashi theksoi se propozimet e parashtruara nga aktorët e përfshirë në këtë proces do të reflektohen në projektet.

Pjesë e takimit ishte edhe Agjencia Komëbtare e Diasporës, në cilësinë e organit shtetëror përgjegjës për marrëdhëniet me Diasporën. Ku në përputhje me misionin e saj në zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit institucional me Diasporën riktheksoi angazhimin për të dhënë kontributin e saj në këtë kuadër.

Grupi i punës i ngritur në KQZ me përbërje nga stafi i KQZ-së, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Diaspora shqiptare do të vijojë punën për hartimin e të gjithë kuadrit normues për votimin nga jashtë vendit brenda muajit Shtator 2023.