Francë/ Filmi “Tana” i restauruar, premierë në Festivalin e Filmit “Lumiere”

E enjte, 25 Prill, 2024

Kinematografia shqiptare prezantohet për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Lumiere” në Francë. Filmi i restauruar “Tana” me regji nga Kristaq Dhamo prodhim i vitit 1958 shënoi premierën europiane në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Lumiere”, në Lion. Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit dhe Shqipëria marrin pjesë për herë të parë, në programin “Thesare dhe kuriozitete” (Treasures & Curiosities). AQSHF bën me dije se shfaqja e filmit u prezantua nga Maelle Arnaud, drejtoreshë e programacionit të festivalit “Lumiere”, e cila ia dha fjalën drejtoreshës së arkivit Marinela Ndria për të prezantuar filmin dhe procesin e restaurimit. Sipas AQSHF-së, prezantimi u mbyll nga studiuesi Joël Chapron në një atmosferë të ngrohtë në sallën e mbushur plot me dashamirës të kinemasë klasike europiane. Ky festival që nisi më 15 tetor do të vijojë deri më datë 23 të këtij muaji. Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit (AQSHF) shprehet se “Thesare dhe kuriozitete” (Treasures & Curiosities) është një program i kuruar për të na kujtuar se sa e rëndësishme është që njihemi me filma nga kinematografitë pak të njohura, por të domosdoshme, duke theksuar punën e vazhdueshme dhe aktive të bibliotekave dhe arkivave të filmave nga e gjithë bota për të restauruar dhe sjellë në jetë kinemanë klasike. Filmi ynë “Tana” ka dy shfaqje në këtë festival. Një ishte më datë 18 tetor në Institut Lumiere dhe tjera do të jetë në datën 21 tetor në Lumiere Terreaux. Gjithashtu, delegacioni nga AQSHF merr pjesë në Marketin Ndërkombëtar të Filmit Klasik MIFC, ku do të prezantojnë kinematografinë shqiptare në festivale apo distributorë të tjerë të interesuar për ta shfaqur.

Restaurimi i filmit

Më parë në vendin tonë premiera e versionit të restauruar e filmit të parë shqiptar me metrazh të gjatë “Tana” ishte në kuadër të 70-vjetorit të Kinostudios, por edhe të muajit të kinematografisë. Versioni i restauruar u bë i mundur falë mbështetjes dhe bashkëpunimit të AQSHF-së me Cinegrell (Zvicër) dhe PostFactory (Gjermani), me supervizimin e kuratores Louise Burkart. Filmi “Tana” me regji nga Kristaq Dhamo, u shfaq për herë të parë më 17 gusht të vitit 1958. Skenari i filmit është shkruar nga Kristaq Dhamo, Fatmir Gjata dhe Nasho Jorgaqi. Muzika e filmit “Tana” është shkruar nga kompozitori Çesk Zadeja. Ngjarjet në filmin “Tana” zhvillohen në vitet ‘50. Në qendër të filmit është Tana, një vajzë e zgjuar dhe me mendime të përparuara. Ajo dashuron Stefanin, i cili banon në një fshat të varfër malor. Tanës i del përpara mentaliteti i vjetër i gjyshit të saj si dhe xhelozia e Lefterit. Është një lojë dashurie drejt përparimit. Këtu është realizuar puthja e parë në filmat shqiptarë. Aktorët tek filmi “Tana” janë Tinka Kurti, Naim Frashëri, Pjetër Gjoka, Kadri Roshi, Andon Pano, Marie Logoreci, Ilia Shyti, etj.

Nga Julia Vrapi