Historia e naftës në Kuçovë, e tregon ekspozita “Borgio Ciano”

E premte, 26 Prill, 2024

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me bashkinë e Kuçovës, çelën sot ekspozitën “Borgio Ciano-Kuçovë, një histori për t’u kujtuar”.

Në këtë aktivitet, të zhvilluar në Bibliotekën publike lokale ishin të pranishëm kreu i DPA-së, prof. asoc. dr. Ardit Bido, kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, qytetarë dhe dashamirës të historisë.

Fjala përshëndetëse u mbajt nga Hajdari, i cili në vazhdën e çeljes së Këndit Arkivor në muajin shtator, vlerësoi bashkëpunimin mes dy institucioneve.

Në fjalën e tij, Bido shprehu gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme, si edhe nënvizoi se kjo sinergji është e domosdoshme, me qëllim që shërbime ekuivalente mbi qasjen në dokumentacionin arkivor, të mund të ofrohen kudo ku jetojnë shqiptarët, pa qenë nevoja për t’u adresuar në Sallën e Studimit në Tiranë.

Dokumentet historike të përzgjedhura për ekspozim, u prezantuan nga kuratori i ekspozitës, dr. Denald Prifti, specialist i Komunikimit pranë DPA-së.

Mes materialeve të shfaqura për herë të parë, të cilat janë pjesë të pasurisë dokumentare të Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH), prekeshin tematikat e kërkimeve të pasurive nëntokësore në zonën e Kuçovës, shpronësimet e kryera, marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Italisë në këtë drejtim, përkrahja e Kontit Ciano për petroliferën dhe protesta e punëtorëve të A.I.P.A-s (L’Agenzia Italiana Petroli Albania- Agjencia Italiane Shqiptare e Petroliferes).

Me një kohështrirje prej vieteve 1922-1944, ekspozita përmban: Koncesionet petrolifere në Shqipëri; Shtypi italian i interesuar për zhvillimet e vajgurit dhe naftës në Shqipëri; Legata italiane njofton Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Benito Musolinit mbi tentativat për arritjen e një marrëveshjeje tregetare me Italinë; Marrëveshja midis shtetit shqiptar dhe hekururadheve të shtetit mbretëror italian e cila është e vlefshme deri më 31 dhjetor 1985; Foto nga zonat naftëmbajtëse në Kuçovë; Zyra mbretërore e policisë Berat informon se sërisht në Borgio Ciano-Kuçovë punëtorët kanë pakënaqësi që lidhen me të drejtat e tyre; Foto nga kullat e petrolit të A.I.P.A-s në Borgio Ciano-Kuçovë; Akt i ndryshimit të emrit të komunës nga Kuçovë në Borgio Ciano etj.

Kjo ekspozitë, që do të qëndrojë e hapur për publikun për një periudhë njëjavore, u mbajt në kuadër të 78-vjetorit të çlirimit të qytetit të Kuçovës. /ATA/