Në prefekturën e Karllovacit, në Kroaci u mbajt aktiviteti Ditët e kulturës shqiptare.Në koncertin e mbajtur në Teatrin e qytetit të Karllovacit “Zorin Dom” performoi Ansambli i këngëve dhe valles “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova me drejtoreshë Znj. Nurie Avdiu dhe koreograf Z.Dilaver Kryeziu të cilët morën pjesë me ftesë të Unionit Shqiptar në Kroaci.
Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të shumta si Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Ekselenca e tij z. Riza Poda, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut Ekselenca e tij z. Milaim Fetai, zevendës Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Eqrem Haziri, konzull nderi i Republikës së Shqipërisë z.Basri Haliti, kryetari i prefekturës së Karllovacit z. Damir Mandić, nënkryetari i prefekturës së Karllovacit z. Dejan Mihajlović, Kryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Shkendia” z. Behar Mullajupi, Kryetari i Bashksisë Shqiptare të prefekturës së Zagrebit z. Sejfedin Prekazi , Kryetari i Shoqatës së Vullnetarëve Kroatë të Luftës Atdhetare z. Tom Kaqinari e shumë anëtarë të tjerë të shoqatave Shqiptare në Kroaci.
Gjithashtu pati edhe shumë të pranishëm në sallë kryesisht bashkëkombas shqiptarë që jetojnë në Kroaci.
Ky aktivitet u organizua nga Bashkësia Shqiptare e prefekturës së Karllovacit dhe Këshilli i Pakicës Kombtare Shqiptare në Prefekturën e Karllovacit, dhe si bashkëorganizator ishin Unioni i Shqiptarëve në Kroaci, Qyteti i Karllovacit, Këshilli i pakicave kombtare, si dhe Deputetja Shqiptare në Parlamentin Kroat znj. Ermina Lekaj Prljaskaj.
Koncerti përfshiu këngë dhe valle shqipe , si dhe veshjet tradicionale të disa trojeve shqiptare.
Në përfundim të koncertit, të gjithë të pranishmit morën pjese në një koktej rasti, ku kishte edhe llojllojshmëri të ushqimeve tradicionale Shqiptare të cilat ishin të përgatitura nga familjet Shqiptare në prefekturën e Karllovacit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.