Itali/ Po udhëtonte me të bijën 1-vjeçare, humb jetën 22 vjeçari shqiptar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Edi Berisha është babai i ri që humbi jetën në një aksidenti të tmerrshëm të ndodhur dje pranë qytezës së  Nuvolerës, në Brescia. Ishte vetëm 22 vjeç. Në makinë kishte dhe vajza e tij një vjeçare e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të pasdites. Makina e drejtuar nga 22 vjeçari në një moment ka kaluar në korsinë përballë nga vinte një kamion. Fatkeqësisht, drejtuesi i kamionit nuk ka mundur të bëjë asgjë për të shmangur përplasjen e dhunshme.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit e Salos dhe Breshias si dhe ekipi i ndihmës së shpejtë mjekësore me autoambulanca të ndryshme. Nisur nga serioziteti i aksidentit, është kërkuar edhe ndërhyrja e shpëtimit me helikopter me ekipin e urgjencës mjekësore.

Fatkeqësisht për Edi Berishën, 22 vjeç, ekipi i ndihmës së shpejtë nuk mundi të bënte dot asgjë pasi ai hubi jetën në vend. Ndërsa  vogëlushja u stabilizua dhe më pas u dërgua në spital.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.