Rahela Pashaj një prej nxënësve më të mirë të Italisë

E hënë, 7 Korrik, 2025

Me origjinë nga Durrësi banuese në Taranto, Rahela Pashaj ditën e djeshme është vlerësuar nga Presidenti Italian me çmimin “Alfiere del Lavoro”.

Në ceremoninë e mbajtur dje në pallatin Quirinale Sergio Mattarella ka vlerësuar 25  nxënësit ekselent në Itali, mes tyre tre nga rajoni i Pulias Giacomo Calogero (student nga Taurisano), Rahela Pashaj (nga Taranto) dhe Giuseppe Scialpi (nga Martina) të përzgjedhur nga 3181 aplikimet e paraqitura nga drejtues shkollash nga e gjithë Italia.

Rahela Pashaj verën e kaluar u diplomua në shkollën e mesme “Galileo Ferraris” në Taranto me rezultate të shkëlqyera ndërsa aktualisht është studente në universitetin “Bocconi” në kursin “Ekonomi dhe Financa Ndërkombëtare”.

Çmimi “Alfieri del Lavoro” u krijua në vitin 1961, me rastin e njëqindvjetorit të Bashkimit të Italisë dhe vitin e kaluar festoi 60-vjetorin e tij. Nga viti 1961 deri në vitin 2022 janë akorduar 1,558 çmimi “Alfieri del Lavoro”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.