Pak Shqipëri në Operaterrasen në Stockholm

E premte, 3 Maj, 2024

Grupi “Miqtë e valles shqiptare” të shoqatës kulturore shqiptare TEUTA, paraqiti mesditën e të martës së 11 tetorit 2022, një realizim të shkëlqyer të një nga valleve tona tradicionale.

Zonjat e veshura me kostume tradicionale të disa krahinave shqiptare, entuziazmuan publikun e përzgjedhur në Operaterrasen në Stockholm, kryesisht zonja të IWC ( INTERNATIONAL WOMEN’S CLUB, STOCKHOLM), korit diplomatik dhe disa ambasadorë të huaj të ftuar për të marrë pjesë në këtë takim. Mes përfaqësuesve diplomatikë ishin edhe zonja Shkëndije Geci Sherifi, ambasadorja e Kosovës në Stockholm si dhe z Virgjil Kule, ambasador i Shqipërisë, të cilët duartrokitën në mënyrë të veçantë kërcimin e bukur dhe virtuoz.

“Madje zonja ambasadore e Kosovës, e cila kishte ardhur në aktivitet me veshjen e njohur të SHOTE GALICËS, bëri disa foto me grupin e valltareve tona”  thuhet në njoftimin e shoqatës.

Në emër të shoqatës TEUTA, z Arben Vata falenderoi IWC për ftesën e posaçme për të marrë pjesë në këtë event, ndërsa Presidentja e IWC STOCKHOLM,  Margareta N. Eidensten tha se bashkëpunim i i nisur me shoqatën TEUTA do të vazhdojë edhe me projekte të tjera.

Ky është bashkëpunimi i dytë që shoqata Teuta ka me IWC brenda një periudhe më pak se 2 mujore. Më 26 gusht 2022, në një bashkëpunim të frytshëm për promovimin e traditave kulinare shqiptare, shoqata Teuta, IWC dhe ambasada e Kosovës realizuan Panairin shqiptar të ushqimit, një aktivitet unik për shqiptarët në Suedi.

Pjesëmarrja në Fashion show, shënon të parën herë që një grup zonjash shqiptare ftohen të prezantojnë traditat e veshjeve tona popullore në një aktivitet të tillë me përmasa ndërkombëtare!