Me rastin e 35 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kanadasë, kryetari i Parlamentit të Kanadasë, Antony Rota është duke zhvilluar një vizitë në vendin tonë. Pas takimit me homologen e tij shqiptare, Lindita Nikolla në konferencën e përbashkët për shtyp ai theksoi se janë mbi 35 mijë shqiptarë që jetojnë në Kanada, të cilët shërbejnë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Ky bashkëpunim duhet të përfshijë jo vetëm nivelet politike, por edhe fushën ekonomike, tregtinë si edhe marrëdhëniet midis qytetarëve të të dy vendeve. Bashkëpunimi dypalësh mund të zgjerohet në sektorët e minierave, energjisë dhe turizmit. Kryetari Rota vlerësoi kontributin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si edhe bashkërendimin e qëndrimeve me aleatët, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin e Evropian për dënimin e agresionit të Rusisë dhe mbështetjen e luftës së drejtë të Ukrainës si edhe për mbrojtjen prej sulmeve kibernetike. Mbështetja e Ukrainës është mbështetje për demokracinë dhe mbrojtja prej sulmeve kibernetike është mbrojtje jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet tona”, theksoi Rota.
Ndërsa Nikolla duke e cilësuar Kanadanë si një vend mik dhe partner të çmuar, me një kontribut domethënës në zhvillimin e demokratizimin e Shqipërisë tha se marrëdhëniet politike e parlamentare po fuqizohen, duke nxitur bashkëpunimin dypalësh në mjaft fusha me interes të përbashkët, si energjia, minierat, menaxhimi i ujërave, turizmi, bujqësia, infrastruktura dhe inovacioni. “Mirënjohje për mbështetjen në rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit të nëntorit 2019. Shqipëria i është mirënjohëse Kanadasë edhe për dënimin e sulmeve kibernetike, në krah të aleatëve tanë, Shteteve të Bashkuara, BE dhe Mbretërisë së Bashkuar”, tha Nikolla.
Ajo gjithashtu u ndal edhe te marrëveshja dypalëshe për njohjen e kontributeve: “Vlerësoj gjithashtu ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore, e cila ka hyrë në fuqi më 1 gusht 2022 si edhe pranimin e propozimit të Shqipërisë për të nisur negociatat për Marrëveshjen për Shmangien e Taksimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal. Shqipëria dhe Kanadaja ndajnë qëndrime të njëjta edhe për zhvillimet ndërkombëtare, në OKB, NATO në lidhje me paqen, sigurinë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut si edhe dënimin e agresionit të Rusisë dhe mbështetjen për Ukrainën.Diaspora shqiptare në Kanada është një lidhje e fuqishme mes dy vendeve”, theksoi Nikolla.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.