Akad. Matteo Mandalà rrëfen Titos Jochalas në Palermo me arbëreshët e Sicilisë

E enjte, 25 Prill, 2024

Akademiku Matteo Mandalà në veprimtarinë përkushtimore për 80-vjetorin e lindjes së albanologut grek Titos Jochalas është ndalur në marrëdhënien e Jochalas me arbëreshët e Sicilisë. “….nuk e teproj po të pohoj se takimi me arbëreshët sicilianë ishte shkasi kryesor që e shtyu atë të merrej për thuajse gjashtëdhjetë vjet me radhë me kërkime për arbëreshët dhe arvanitasit të cilëve u ka kushtuar përkatësisht studime të shumta dhe një sërë monografish të pasura me të dhëna historike, antropologjike dhe sidomos gjuhësore që dëshmojnë visarin e paçmueshëm që ruhet nga komunitetet arvanite të Greqisë” tha nër të tjera ai.
Fjala e polotë e akademikut Matteo Mandalà
I nderuar z. Kryetar i Akademisë së Shkencave prof. Skënder Gjinushi
I dashur prof. Titos Jochalas, cara Lidia,
të nderuara Akademike dhe Akademikë,
është nder i veçantë për mua të ndalem në periudhën “palermitane” të prof. Titos Jochalas që, sikurse e dinë shumë prej të pranishmëve, ka qenë një fazë e rëndësishme qoftë për formimin e tij shkencor, qoftë për jetën private dhe familjare. Do të doja t’ia atribuoja këtë meritë të dyfishtë Sicilisë dhe magjisë së përjetshme të saj mitike, poashtu sikurse i kujtonte Seneka Lucillit, omnibus praeterea feliciter hic locus se dedit pasi ishte pikërisht genius loci i ishullit që ndikoi në formimin e studentit të ri grek që mbërriti në Palermo për të kryer studimet në lëmin e albanologjisë.
Të dhënat të cilave do t’i referohem janë marrë vetëm pjesërisht nga tregimet e Mjeshtrave të mi pasi, në pjesën më të madhe, ato vijnë nga dokumentacioni origjinal që ruhet në dosjen personale të studentit Titos Jochalas që mund të konsultohet në arkivin e Universitetit të Palermos. Këto përbëjnë materiale të pabotuara, mbi të cilat është në fuqi e drejta e konfidencialitetit, por që nuk e fsheh se i kam shkelur, qoftë edhe me një gëzim të lindur, sepse karrierën e Titos e konsideroj model për t’u vënë në dukje brezave të rinj që. synojnë t’i përkushtohen kërkimit shkencor dhe jetës akademike.
Djaloshi Titos mbërriti në Palermo në teorin e vitit 1965, fill pasi mbrojti në korrikun e atij viti diplomën në Universitetin Capodistria të Athinës nën udhëheqjen e profesorit të historisë së letërsisë bizantine, Νικόλαος Τωμαδάκης, (Nikolas Panajotis) që ishte një studiues sa i çmuar nga kolegët, aq edhe i rreptë me studentët. Ishte pikërisht Τωμαδάκης që ia prezantoi Titosin tonë profesor Bruno Lavagninit, studiues i madh i letërsisë neogreke dhe themelues i shkollës palermitane të studimeve neogreke, që edhe sot e kësaj dite është e gjallë dhe aktive [Istituto Siciliano di Studi Bizantini e Neoellenici “Bruno Lavagnini”].
Marrëveshja parashikonte që Jochalasi të jepte mësim në kurset e gjuhës greke në Universitetin e Palermos dhe njëkohësisht të kryente specializimin në Filologji moderne pranë katedrës ellenistike dhe në albanologji pranë katedrës së themeluar nga Gaetano Petrotta që asokohe drejtohej prej Zef Valentinit. Ishte pikërisht Valentini, kontributin albanologjik të të cilit të gjithë ne e njohim, ai që mori përsipër detyrën të kujdesej për Jochalasin jo vetëm duke e udhëhequr gjatë studimeve, por edhe duke ndërhyrë që të gjente strehim në të famshmen Casa Professa të Palermos, që kishte qenë selia historike e urdhrit të Jezuitëve. Në ato mjedise Jochalas ndoqi kurse “private”, pra eksklusive, duke mësuar drejtpërdrejt nga goja e një dëshmitari të jashtëzakonshëm siç ishte Valentini, një version të pabotuar të historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve, zhvillimet tragjike të asaj periudhe të trazuar politike, doket dhe zakonet e këtij populli të lashtë ballkanik, visarin antropologjik dhe gjuhësor, larminë e trashëgimisë folklorike. Në Casa Professa, Jochalas pati mundësinë të njihej me dokumente mbi ngulimet arbëreshe të Sicilisë, të cilat i studioi me vëmendje të veçantë, duke marrë shënime që edhe sot i ruan me fanatizëm.
Takimi me Valentinin u pasua nga takime me personalitete të tjera të rëndësishme të botës arbëreshe, thuajse të gjithë nga Hora e Arbëreshëve. Mbi të gjitha me Rosolino Petrotta-n, që e përfshiu aktivisht si relator në kongreset e përvitshme që organizonte Qendra Ndërkombëtare e Studimeve Shqiptare (Centro Internazionale di Studi Albanesi) themeluar pranë katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe të Universitetit të Palermos. Pastaj me profesorin tim, prof. Antonino Guzzetta, asokohe asistenti i Tullio De Mauros në katedrën e gjuhësisë po në Palermo, dhe më vonë pasues i Valentinit në drejtimin e katedrës albanologjike. Me Guzzetta-n Jochalasi lidhi një marrëdhënie miqësie të fortë dhe bashkëpunimi të frytshëm që do të vazhdojë derisa qe gjallë profesori. Ishte pikërisht prof. Guzzetta që më njohu edhe mua me Jochalasin.
Shumë e veçantë ka qenë edhe marrëdhënia me imzot Giuseppe Perniciaro-n, Ipeshkvin e Horës së Arbëreshëve, që e deshi pranë për të diskutuar me studiuesin e ri grek mbi problemet mjaft delikate të ekumenizmit të asaj kohe, dhe sidomos mbi afrimin mes dy kishave, perëndimore dhe lindore, temë kjo që në ngulimet arbëreshe ka qenë shumë e ndjeshme qysh nga vitet e para të shek. XVIII falë veprës së intelektualëve të shumtë, mes të cilëve duhet të përmendim at Gjergj Guzzetta-n, Pal Maria Parrinon, Nikollë Ketën, Zef Krispin, Dhimitër Kamardën, veprat e të cilëve Jochalasi do t’i studiojë dhe citojë shpesh gjatë karrierës së tij si studiues. Imzot Perniciaro-s i takon merita se e orientoi Jochalasin drejt materialeve të çmuara që ruhen pranë bibliotekës dhe arkivit të Manastirit të Grottaferratës, ku qëndroi për më se një muaj.
Gjatë katër viteve të qëndrimit në Palermo Jochalasi njohu nga afër komunitetin arbëresh të Horës, si edhe mori pjesë aktive, madje si protagonist, në veprimtaritë festive apo shkencore që u organizuan asokohe aty. Po përmend vetëm dy syresh: Së pari, kumtesën që mbajti në kongresin ndërkombëtar të studimeve shqiptare të vitit 1967 me një temë që një vit më vonë do të shndërrohej në objektin e tezës së tij të diplomës: Tekstet shqipe të Çamërisë (Thesprotisë); së dyti, përfshirjen në vitin 1968 në delegacionin arbëresho-shqiptar që u prit nga Papa me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, figurës së të cilit Jochalasi do t’i kushtojë vëmendje gjatë viteve në vijim.
Sikurse ma ka konfirmuar vetë miku Titos, nuk e teproj po të pohoj se takimi me arbëreshët sicilianë ishte shkasi kryesor që e shtyu atë të merrej për thuajse gjashtëdhjetë vjet me radhë me kërkime për arbëreshët dhe arvanitasit të cilëve u ka kushtuar përkatësisht studime të shumta dhe një sërë monografish të pasura me të dhëna historike, antropologjike dhe sidomos gjuhësore që dëshmojnë visarin e paçmueshëm që ruhet nga komunitetet arvanite të Greqisë.
Studimi historik i mërgimit të shqiptarëve drejt Italisë, të cilit Jochalasi i ka kushtuar një pjesë të mirë të energjive të tij intelektuale, përbën motivin e zgjedhjes së fundit që ndikoi mbi formimin e tij shkencor. Gjatë kumtesës së lartpërmendur në kongresin e Palermos në vitin 1967, me një kurajë intelektuale të pazakonshme, tipike për një shpirt të lirë, Jochalasi kritikoi tezat kontroverse të albanologut të madh Georg Stadmüller mbi prejardhjen e shqiptarëve, duke vënë në diskutim sidomos hipotezën sipas së cilës shqiptarët kishin zbritur në Greqi vetëm gjatë epokës së re. Ai vuri në pah gabimin e Stadmüller-it, i cili, duke qenë i pranishëm në kongres, me një qetësi dhe fisnikëri të pakuptueshme për kulturën ballkanike, jo vetëm i shtrëngoi dorën të riut Jochalas, por e ftoi atë të vijonte studimet duke i ofruar edhe një bursë doktorate pranë universitetit prestigjioz të Mynihut Ludwig-Maximilians-Universität. Jochalasi natyrisht e pranoi ftesën dhe u transferua për të vijuar doktoratën në Gjermani ku pati mundësi të njihej me një tjetër personalitet të botës shqiptare, Martin Camajn, mikun e madh të arbëreshëve dhe mësuesin e shumë studiuesve dhe kolegëve të sotëm, mes të cilëve po mjaftohem të përmend Walter Breu-n dhe Francesco Altimarin.
Gjatë vitit akademik 1967-1968 Jochalasi diplomohet me një tezë me titullin Tekste greko-shqiptare të Çamërisë (Thesprotisë) – Me një hyrje historike, duke pasur si udhëheqës prof. Valentinin dhe si oponentë dy personalitete të shquara të botës akademike italiane, nga njëra anë të lartpërmendurin prof. Bruno Lavagnini dhe nga ana tjetër gjuhëtarin e shquar Riccardo Ambrosini, që kishte ardhur në Palermo për të zëvendësuar Tullio De Mauron, dhe që u entuziazmua shumë prej pasurisë gjuhësore të arbërishtes dhe të trashëgimisë së saj letrare. Tri nënshkrimet e Valentinit, të Lavagninit dhe të Ambrosinit, me të cilin fati e deshi të bashkëpunoja në Universitetin e Pizës ku fillova karrierën time akademike në vitin 1994, përbëjnë një dëshmi të pashlyer të cilësisë së punimit rinor të Jochalasit, punim i cili sot natyrisht duhet riparë, por që për kohën kur u shkrua përbënte një gur themeli për veprimtarinë e ardhme kërkimore të tij.
Diploma universitare nuk shënoi fundin e marrëdhënies së Jochalasit me Sicilinë dhe me palermitanët. Në fakt në Universitetin e Palermos Jochalasi i ri u dashurua me një studente, Lidian, që më pas do të bëhej shoqja e tij e jetës, duke e forcuar, madje duke e bërë të përhershme atë marrëdhënie dashurie që lidh Jochalasin me Sicilinë. Tek e fundit, ç’mund të pritet si shpërblim nga jeta më shumë se kombinimi i mrekullueshëm i mendjes me zemrën apo i arsyes me shpirtin, që sipas Henri Bergson anullon përmasën kohore dhe e bën të përjetshme përmasën e kujtesës. Nuk është e rastit që edhe sot në bisedat e shpeshta që zhvilloj me të, jo rrallë Titosi sjell ndër mend kujtime të vjetra të periudhës palermitane, të njohjeve të ndryshme, të miqësisë me arbëreshët dhe të dashurisë për Lidian. Urime të përzemërta Titos! U bëfsh një qind vjeç!!!