Bernd Borchardt prezantoi studimin Hebrejtë në Shqipëri e divizioni ‘Skanderbeg”

E premte, 19 Prill, 2024

“Tetori Gjerman” ka prezantuar fundjavën që lamë pas një temë pak të njohur për publikun shqiptar. Kontributi i shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. Për këtë Ish ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, njohës dhe hulumtues i historisë shqiptare prezantoi ditën e premte një përmbledhje të studimit të tij me temën: “Mbrojta dhe persekutimi i hebrenjve në krahinat shqipfolëse gjatë Holokaustit”.

Nga salla e ambasadës gjermane ai prezantoi të dhënat e studimit të tij, një trajtesë me disa ngjyrime.

“Popullsia hebreje dhe një numër i madh i refugjatëve hebrenj gjetën mbrojtje dhe mbështetje nga popullata vendase dhe pjesë të qeverisë në Shqipëri, askush nuk u ekstradua në makinën gjermane vrasëse, shumë pak hebrenj u bënë viktima të persekutimit gjerman ose të luftës në Shqipëri. Ndërsa ka raportime për ndihmën që ju dha në Kosovë hebrenjve, shumica e tyre u arrestuan dhe u deportuan. Pas ardhjes së forcave gjermane, shumica e hebrenjve në Kosovë u arrestuan – kryesisht përmes Divizionit SS “Skënderbeu” –dhe u deportuan në kampet e përqendrimit, ku shumë u vranë”, tha ndër të tjera në kumtesën e tij Borchardt.

Borchardt gjithashtu përmend faktin se qeveria shqiptare e kohës nuk dorëzoi lista të hebrenjve autoriteteve gjermane në Shqipëri, madje, më 31 gusht 1943, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Kolë Mirakaj, u kishte kërkuar prefekturave dhe policisë t’u jepnin pasaporta shqiptare të gjithë hebrenjve. Ndërsa solli rastin e një hebreu që luftoi si partizan ai kërkoi studime të mëtejshme për disa pyetje.

“Mbrojtja dhe persekutimi i hebrenjve në rajonin shqipfolës gjatë Holokaustit nuk janë studiuar në mënyrë gjithëpërfshirëse: çfarë, për shembull, e shtyu qeverinë shqiptare të urdhëronte dëbimin e një grupi hebrenjsh nga Kosova te pushtuesit gjermanë në Serbi në shkurt 1942 – në kundërshtim me politikat e tjera të Shqipërisë? Pse sjellja e një pjese të popullsisë shqiptare të Kosovës ndaj hebrenjve ishte e ndryshme nga ajo në Shqipëri?”.

E pranishme në këtë takim ish drejtuesja e Arkivit Qendror Shtetëror historiania Nevila Nika tha se gjatë luftës nën pushtimin gjerman ishte e vështirë të kuptoje ndryshimin mes koncepteve të çlirimit e pushtimit. Duke dhënë edhe shembuj të ndryshëm nga arkivat shqiptare për këtë. Nika gjithashtu nënvizoi se ka ende materiale që duhen zbuluar në lidhje me këtë temë jo vetëm në arkivat e Shqipërisë  por edhe në arkivat e vendeve të tjera.

Ndërsa ish deputetja Valentina Leskaj, prezantoi të dhëna mbi marrëdhënien e shqiptarëve me hebrenjtë.

Studimi i Borchardt u realizuar n ë bashk ëpunim me shoqat ën e student ëve shqipt ër OASA – Organisation der Albanischen Studierenden und Alumni e.V.

Kalendari i plotë i Tetori Gjerman këtu