Traktori i shqiptarit përmbyset në Greqi, vdes djali i tij 4-vjeçar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Eglouvi të Lefkadës, Greqi. Sipas mediave greke, nga përmbysja e një traktori një djalë 4-vjeçar ka vdekur dhe një 16-vjeçar është plagosur.

Babai shqiptar i 4-vjeçarit që humbi jetën po drejtonte traktorin në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë.

Në media raportohet dy fëmijët ishin në traktor bashkë me 30-vjeçarin shqiptar në momentin kur traktori është përmbysur në rrugën e vështirë malore për në Agios Donatos. Dy autoambulanca nxituan për të marrë të plagosurin por fatkeqësisht djali i vogël nuk ia doli.

30-vjeçari shqiptar i cili është banues i përhershëm në Karya është xhaxhai i 16-vjeçarit të plagosur. Aktualisht shqiptari ndodhet në polici ku po jep deklaratën e tij në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën djalit të tij./Bota Sot/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.