Shqip nëpër gjithë Nju Jorkun

E shtunë, 20 Prill, 2024
E shtunë, 20 Prill, 2024

Shqip nëpër gjithë Nju Jorkun

Nxënësit e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit filluan mbarë vitin mësimor akademik 2022-2023, nëpër gjithë Nju Jorkun, si në Staten Island, Brooklyn, Queens, Bronx, Online.

Në të gjitha shkollat shqipe “Alba Life” nëpër New York dhe në Online nxënësit u ulën në bankat e tyre për të mësuar Gjuhën Shqipe, Vitin e ri akademik e filluam me Bronxin para katër javësh, në Qendrën “Illyria” siguruar nga z. Mark Gjonaj “Nderi i Kombit. Duke parë se numri i shkollave është rritur vepruam me shumë kujdes dhe durim derisa morëm lejet nga Bordi i Edukimit për të mësuar Shqip në shkollat publike amerikane.

Disa nxënës që kanë vite që e vazhdojnë shkollën takoheshin me një mall të papërshkruar me njeri tjetrin, ata tregonin me dashuri dhe plot gëzim se ku i kishin kaluar pushimet verore.  Disa krenoheshin me Tiranën, Ulqinin, Kosovën, Dibrën, Shkodrën, Sarandën, ndërsa disa të tjerë me vende pushuese rreth Amerikës.

Ajo që më bënte më shumë përshtypje në bisedat e tyre ishte gëzimi që u ndrinte në sytë e tyre për t’u takuar me shokët më të vjetër dhe për t’u prezantuar me të rinjtë.

Prindërit e rinj ishin shumë të interesuar që fëmijët e tyre të mësonin sa më shumë Gjuhën Shqipe.  Më vjen keq tha një gjyshe që nuk e kam ditur më parë, kam humbur gati dy vjet kohë, ndërkohë mbesa e saj ishte 6 vjeçe. Mamaja e saj dukej që ishte shumë e etur për të mësuar shqip.  E kam tmerr vazhdoi ajo, kur vajza ime nuk më flet me prindërit e mi në skype në shqip, ngase ata nuk kuptojnë qoftë dhe një fjalë anglisht. E vendosa së bashku me burrin që do ta çonim në shkollë shqipe për këtë vit mësimor dhe pasi përfundoi filloi një ngashërim me lot…  U ndjeva shumë keq, e di mire se çdo të thotë largësia  dhe moskomunikimi me gjyshërit nuk e kam për herë të parë që shoh ngashërime të tilla…

Të gjitha mësueset e përkushtuara i mblodhën si zogjtë plot cicërima pranë vatrës së Shkollës Shqipe.

Nuk ka më kënaqësi kur fëmijët shqiptarë mblidhen së bashku dhe kanë dëshirën e madhe për të mësuar shqip.  Prindërit që i kanë sjellë dhe po i sjellin e dinë mirë se ata i dorëzojnë në duar mësuesesh plot përvojë dhe të zonjat në profesion.  Shkolla Shqipe “Alba Life” është një shkollë serioze, me autoritet që jo vetëm ju mëson nxënësve Gjuhën Shqipe, por dhe i përfshin në mjaft aktivitete kulturore dhe artistike.  Ne kryejmë pesë aktivitetet të shoqëruara me koncerte në skenë si për festën e Flamurit, të fundvitit, Pavarësinë e Kosovës, 7 Marsit dhe të përfundimit të shkollës me Festival të shkollave Shqipe “Alba Life, të cilat janë nga më mbresëlënëset dhe më kuptimplotët pasi nxënësit njihen më shumë me historinë e Kombit dhe ndihen më pranë vendit të të parëve të tyre. Ja, që sot Bronxi filloi provat për Festën e Flamurit duke kënduar Himnin Kombëtar si: Rreth flamurit të përbashkuar/ Me një dëshir` e një qëllim/ Të gjith` atij duk` ju betuar/ Të lidhim besën për shpëtim/ Prej lufte veç ai largohet/ Që është lindur tradhëtor/ Kush është burrë nuk friksohet/ Po vdes, po vdes si një dëshmor!

I dëgjoja me shumë vëmendje dhe kënaqësi pasi të pakten këto mësuese të apasionuara arrijnë të ulin numrin e asimilimit të Gjuhës Shqipe në Diasporë sepse siç thotë Rilindasi i shquar Sami Frashëri: “Viktimat e Gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës”.

Fillimi i vitit akademik 2022-2023 është një sukses për Shkollat Shqipe çka të kujton thënien e popullit se fillimi i mbarë është gjysma e punës.

Dyert e shkollës Shqipe “Alba Life” janë të hapura dhe ne i mirëpresim cilindo që dëshiron të gjej kohë dhe të mësojë SHQIP!