Përplaset për vdekje shqiptari në Itali, baba i 3 fëmijëve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një 57-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën të shtunën në Novara të Italisë. Ndriçim Binjaku po ecte në rrugë kur u përplas nga një makinë që e hodhi disa metra tutje.

Sipas mediave fqinje, 57-vjeçari jetonte prej vitesh në këtë qytet bashkë me familjen dhe punonte në një ndërmarrje si mekanik. Përplasja ishte shumë e fortë dhe shqiptari gjeti vdekjen në endin e ngjarjes.

Në timonin e makinës mësohet se ishte një 49-vjeçar nga Trecate. Ai u ndalua nga policia dhe iu nënshtrua testit të alkoolit dhe drogës. Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.

Ndriçim Binjaku ishte baba i 3 fëmijëve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.