Artisti shqiptar Skender Beck, i cili jeton në Los Anxhelos të Kalifornisë, ka publikuar këngën e tij të parë në gjuhën shqipe të titulluar “Sa Larg…”
Kënga është e shkruar dhe kompozuar nga vetë artisti. Në bateri është Brian Petry, baterist zyrtar i GMS Drums. Në kitarë ekzekuton Andrew Timothy, muzikant nga Nashville, Tennessee. Inxhiner zëri është legjenda e miksit Chris Wonzer që punoj artin e zërimit për yjet botërore (Pink, Stone Temple Pilots, Phil Collins, Sting, R.E.M., Deep Purple). Kënga është incizuar në Melrose Studios, Los Anxheles.
Kënga vjen e shoqëruar me një videoklip ku Skender Beck shfaqet i shoqëruar me kitarën e tij si gjithmonë.
Skender Beck përveçse këngëtarë është edhe një aktor me përvojë. Aktualisht jeton në Los Angelos, por dashuria e Beck për muzikën u kultivua në Kosovë. Që në fëmijëri është marr me muzikë dhe aktrim në Kosovë, duke njohur famën që në fëmijëri. U rrit duke dëgjuar muzikë rock dhe nisi të performonte muzikë me disa grupe muzikore. Skender Beck studioi teatër dhe ka marrë dy çmime nga Teatri Kombëtarë i Kosovës për aktrimin e tij.
Në vitin 1997, Beck migroi në New York City për të vazhduar shkollimin në Institutin e Teatrit Lee Strasberg, dhe që prej asaj kohe ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara.
Këngët në album janë një kulm i karrierës së shqiptarit Beck, pas shumë viteve që këto këngë i kishte në mendje ai vendosi t’i bëj bashkë në një album.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.