Itali/ Promovohet libri “Gra të Shqipërisë në Itali. Integrimi, puna, sfidat”

E enjte, 25 Prill, 2024

Ditën e mërkurë, më 12 tetor 2022, ora 17.00, në Romë në Piazza del Campidoglio (Sala del Carroccio) do të zhvillohet prezantimi i librit dhe tryeza e rrumbullakët me titull “Gra të Shqipërisë në Itali. Integrimi, puna, sfidat” (Donne d’Albania in Italia. Integrazione, lavoro, sfide).
Takimi do të hapet me përshëndetjet institucionale të Monica Lucarelli, Asesore e veprimtarive prodhuese dhe e Shanseve të barabarta të Komunës së Romës, Anila Bitri Lani, Ambasadore e Shqipërisë në Itali, Carla Fermariello, Këshilltare e Komunës së Romës. Moderon Claudio Paravati, drejtor i revistës Confronti.
Gjatë veprimtarisë do të prezantohet libri “Gra të Shqipërisë. Refleksione, dëshmi, emocione” (Donne d’Albania in Italia. Riflessioni, testimonianze, emozioni), (Com Nuovi Tempi, 2022), përgatitur nga Rando Devole e Claudio Paravati që ka në qendër gratë e Shqipërisë, të brezit të parë e të dytë, që jetojnë e punojnë në Itali.
Duke filluar nga rrugëtimi migrator, vëllimi prek tema të shumta midis të cilave mikpritjen, integrimin, identitetin, gjuhën, letërsinë, dinamikat familjare, martesat e përziera, botën e punës, vendlindjen, por edhe pjesëmarrjen në jetën shoqërore dhe politike.
Prezantimi do të jetë rast i volitshëm për të diskutuar për integrimin, punën e sfidat së bashku me: Klaudia Bumçi, gazetare në Radio Vatikani – Vatican News, Eliza Çoba, profesoreshë e gjuhës shqipe dhe e gjuhës angleze, Alda Kushi, kërkuese shkencore, Universiteti i Barit, Onofrio Rota, sekretar i përgjithshëm Fai Cisl, Livia Turco, presidente e Fondacionit Nilde Iotti dhe Fetjola Turmetaj, e sapodiplomuar në gjuhë të huaja, brezi i dytë. Nisma do të mbyllet nga bashkë kuratori i librit Rando Devole.
Me rastin e botimit të “Donne d’Albania in Italia. Riflessioni, testimonianze, emozioni” është ribotuar edhe “Donne d’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità”, publikuar në vitin 2017, me një edicion krejtësisht të ri.
No photo description available.