Ambasadorja e re e Zvicrës Ruth Huber, i dorëzon kredencialet presidentit Begaj

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Ruth Huber është ambasadorja e re e Zvicrës në Shqipëri. Ditën e sotme ajo i ka paraqitur zyrtarisht letrat kredencialet Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj.

Gjatë takimit Presidenti i uroi suksese Ambasadores Huber në kryerjen e misionit të saj diplomatik në Shqipëri dhe shprehu besimin shprehu besimin, se falë eksperiencës së saj, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve do të progresojnë edhe më shumë, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj, vlerësoi ndihmën dhe kontributin e vyer që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë, në tre dekadat e fundit, për zhvillimin ekonomiko-social të vendit, si dhe shprehu besimin se përmes vijimit të Programit të Bashkëpunimit Zviceran për Shqipërinë, për periudhën 2022-2025, do të konsolidohen edhe më tej kapacitetet institucionale si në nivel të qeverisjes vendore ashtu dhe në atë qendror.

Ambasadorja Huber theksoi se Zvicra vijon të jetë një partnere e përkushtuar për zhvillimin e Shqipërisë dhe mirëpret forcimin e këtij partneriteti si në rrafshet dypalëshe, ashtu edhe shumëpalëshe, përfshirë Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara

Kush është ambasadorja Ruth Huber

Ruth Huber ka kryer studimet master në shkencat politike me një drejtim në marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e St. Gallen. Ajo gjithashtu ka punuar si delegate Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq (KNKK) në Afrikën e Jugut, Bosnje dhe Peru. Huber iu bashkua Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (FDFA) në 1996. Nga viti 2002 deri në 2006, ka punuar  në Bolivi për Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Më pas ajo u bë nënkryetare e departamentit “Puna dhe të ardhurat” në Bernë. Në SDC ajo ishte më vonë nënkryetare dhe drejtuese e përkohshme e departamentit të “Bashkëpunimit Global”. Ajo ishte përgjegjëse për bashkëpunimin shumëpalësh dhe programet globale të sigurisë ushqimore, ujit, ndryshimeve klimatike dhe migrimit. Nga viti 2011 deri në 2015, Huber drejtoi programin rajonal SDC në Laos, Kamboxhia dhe Vietnam si Drejtor Rajonal.

Në fund të nëntorit 2015, u akreditua si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë në Zimbabve dhe Malavi.

Në mars 2018, ajo mori detyrën si Zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Bernë, ku ishte përgjegjëse për “Bashkëpunimin me Evropën Lindore” të SDC.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.