Historia/ Nga Athina në Pukë për të realizuar në vendlindje ëndrrën

E premte, 26 Prill, 2024

Janë më të shumtë në numër vitet e jetuara jashtë atdheut, por zemra e Petrit Selmanit rreh ende në Pukë. Dashuria për vendlindjen dhe natyrën, ndërthurur me një ndjenjë të dlirë patriotike, tashmë janë formësuar në një hapësirë të madhe e të gjelbër ku shumë shpejt do të marrë jetë biznesi më i ri në fushën e agroturizmit….në Pukë, mes maleve të lartë dhe ajrit që të mbush mushkëritë. Ndërsa flet me entuziazëm për punimet madhore që ka realizuar këto gjashtë vite, që nga projekti dhe infrastruktura për të niveluar shpatin e malit, drenazhuar tokën, hedhur themele disametërshe, krijuar një përrua, ndërtuar bujtinat dhe për të mbjellë 500 pemë që turistët të gjejnë fruta në të gjitha stinët, në asnjë moment nuk i dallohen dilema që mundi i të gjithë viteve në emigracion po shkrihet i tëri në këtë investim kolosal.

“𝘜𝘯𝘦̈ 𝘦 𝘬𝘢𝘮 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘮𝘰𝘵𝘪𝘷 𝘲𝘦̈ 𝘮𝘦̈ 𝘻𝘨𝘫𝘰𝘯 𝘱𝘭𝘰𝘵 𝘰𝘱𝘵𝘪𝘮𝘪𝘻𝘦̈𝘮 𝘤̧𝘥𝘰 𝘥𝘪𝘵𝘦̈, – 𝘵𝘩𝘰𝘵𝘦̈,- 𝘵𝘢 𝘴𝘩𝘰𝘩 𝘢𝘨𝘳𝘰𝘵𝘶𝘳𝘪𝘻𝘮𝘪𝘯 𝘵𝘪𝘮 𝘱𝘭𝘰𝘵 𝘮𝘦 𝘮𝘺𝘴𝘢𝘧𝘪𝘳𝘦̈ 𝘥𝘩𝘦 𝘧𝘦̈𝘮𝘪𝘫𝘦̈𝘵 𝘦 𝘮𝘪 𝘯𝘦̈ 𝘬𝘳𝘺𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘱𝘶𝘯𝘦̈𝘷𝘦. 𝘋𝘪𝘵𝘢 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘱𝘳𝘢𝘯𝘦̈, 𝘱𝘶𝘯𝘰𝘩𝘦𝘵 𝘱𝘢 𝘱𝘶𝘴𝘩𝘪𝘮, 𝘯𝘥𝘦̈𝘳𝘴𝘢 𝘷𝘢𝘫𝘻𝘢 𝘪𝘮𝘦 𝘱𝘰 𝘱𝘦̈𝘳𝘧𝘶𝘯𝘥𝘰𝘯 𝘴𝘱𝘦𝘤𝘪𝘢𝘭𝘪𝘻𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘯𝘦̈ 𝘬𝘦̈𝘵𝘦̈ 𝘧𝘶𝘴𝘩𝘦̈, 𝘱𝘢𝘴 𝘴𝘵𝘶𝘥𝘪𝘮𝘦𝘷𝘦 𝘯𝘦̈ 𝘉𝘳𝘶𝘬𝘴𝘦𝘭. 𝘌𝘥𝘩𝘦 𝘬𝘰𝘮𝘱𝘢𝘯𝘪𝘴𝘦̈ 𝘪 𝘷𝘶𝘳𝘢 𝘦𝘮𝘳𝘪𝘯 𝘦 𝘴𝘢𝘫, 𝘓𝘢𝘶𝘳𝘦𝘭𝘢, 𝘮𝘦 𝘲𝘦̈𝘭𝘭𝘪𝘮 𝘲𝘦̈ 𝘧𝘦̈𝘮𝘪𝘫𝘦̈𝘵 𝘵𝘪 𝘵𝘦̈𝘳𝘩𝘦𝘲 𝘢𝘪 𝘷𝘦𝘯𝘥.”

Në një kënd të dukshëm të rrugës Persefoni në lagjen e mirënjohur Gazi, taverna “Kalamakadikon – O Petros” të bën  të ngadalësosh hapat dhe të ulesh, aromat janë të shumëllojshme. Këtu shërbehet por dhe shpërndahet pa pushim. Është biznesi i familjes Selmani dhe gjendet në këtë pikë që nga viti 2011. Petriti në pararojë së bashku me fëmijët e rritur tashmë dhe e kudogjendur e shoqja, Shqiponja, me një buzëqeshje që i rrezaton fytyrën, por që nuk fsheh peshën e madhe që i është dashur të mbajë të tëra vitet për mbarëvajtjen e biznesit. 12 të punësuarit e tjerë janë shqiptarë dhe grekë dhe janë në harmoni të plotë me familjen Selmani që i përqafon si pjesë të tyren. Me bashkëshorten punojnë të gjitha vitet të pandarë si dy miq të mirë, që nga fillesat e emigracionit në 1992 për 11 vite në një fabrikë vere, e më pas në kantinën e tyre të panaireve, nga viti 2000 ose prologun e atij çfarë do të pasonte, një biznes tërësisht të tyrin në fushën e gastronomisë. Dhe nuk është rastësore kjo fushë dhe as suksesi, gjenetika bën të vetën, – do thoshin ata që i njohin mirë, duke iu referuar babait, z.Beslim Selmani, shefit të parë të kuzhinës në pikën e parë turistike të Ujit të Ftohtë në Lajthizë të Pukës.

Tavernën e Petritit e njohin plot shqiptarë të komunitetit në Greqi, ashtu siç e vizitojnë dhe plot personazhe të mirënjohur nga vendi amë. Falë mikpritjes së famshme pukjane, që Petriti e mishëron dhe manifeston në çdo fjalë apo gjest, tashmë kjo hapësirë më shumë se një biznes, është kthyer në kënd kulturor, ku këndohet me çifteli dhe ngrihen dolli deri në të gdhirë, ku flitet shqip dhe gatuhet tradicionalisht, ku bëhen mbledhje të komunitetit dhe shkëmbehen mendime që i vlejnë bashkësisë. Dhe nuk ndalet këtu. Mundësi i talentuar dhe disa herë kampion i klubit të Dinamos, nuk lë pas dore pasionin e tij të madh, sportin. Si President klubi i skuadrës së vetme shqiptare të futbollit në Greqi “Apollonia F.C” që nga momentet e para të krijimit, ai mbështet me përkushtim sportistët e rinj shqiptarë dhe ekipin e zemrës.

Këto arsye dhe plot të tjera e bëjnë Petritin një emigrant jo të zakonshëm. I përfshirë me zemër dhe mendje në ecurinë e punëve të Shqipërisë, na thotë se me padurim pret të transferojë përvojën e tij në atdhe dhe të kontribuojë në mirëqënien e vendit.

“𝘗𝘳𝘪𝘯𝘥𝘦̈𝘳𝘪𝘵 𝘦 𝘮𝘪 𝘫𝘢𝘯𝘦̈ 80 𝘷𝘫𝘦𝘤̧, 𝘱𝘰𝘳 𝘤̧𝘥𝘰 𝘥𝘪𝘵𝘦̈ 𝘻𝘨𝘫𝘰𝘩𝘦𝘯 𝘱𝘢 𝘢𝘨𝘶𝘢𝘳 𝘥𝘩𝘦 𝘮𝘦𝘳𝘳𝘦𝘯 𝘮𝘦 𝘱𝘶𝘯𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘯𝘥𝘳𝘺𝘴𝘩𝘮𝘦. 𝘑𝘢, 𝘵𝘢𝘯𝘪 𝘮𝘶𝘯𝘥 𝘵𝘦̈ 𝘫𝘦𝘯𝘦̈ 𝘥𝘶𝘬𝘦 𝘮𝘣𝘭𝘦𝘥𝘩𝘶𝘳 𝘢𝘳𝘳𝘦̈ 𝘢𝘱𝘰 𝘨𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦𝘯𝘫𝘢. 𝘕𝘶𝘬 𝘶 𝘮𝘶𝘯𝘨𝘰𝘯 𝘨𝘫𝘦̈, 𝘱𝘰𝘳 𝘫𝘢𝘯𝘦̈ 𝘦𝘥𝘶𝘬𝘶𝘢𝘳 𝘮𝘦 𝘱𝘶𝘯𝘦̈𝘯 𝘥𝘩𝘦 𝘯𝘫𝘦̈𝘭𝘭𝘰𝘫 𝘯𝘢 𝘦𝘥𝘶𝘬𝘶𝘢𝘯. 𝘈𝘴𝘩𝘵𝘶 𝘣𝘦𝘨𝘢𝘵𝘰𝘩𝘦𝘵 𝘷𝘦𝘯𝘥𝘪, 𝘢𝘴𝘩𝘵𝘶 𝘻𝘩𝘥𝘶𝘬𝘦𝘵 𝘷𝘢𝘳𝘧𝘦̈𝘳𝘪𝘢.”

Nga taverna e tij në Athinë, tashmë Petriti na fton për agroturizëm në Pukë. Si një sipërmarrës i zoti na e bën mëse të prekshëm vizionin e tij për biznesin dhe si një patriot i mirë, na ilustron me vepra dashurinë e tij për vendin.

***

Marrë nga profili në facebook i Ambasadës Shqiptare në Greqi