ASA: “Botime Albanologjike” synon të jetë një ngjarje, që qarkullon në troje

E premte, 19 Prill, 2024

Panairi i librit shkencor në fushat e albanologjisë ka nisur në Prishtinë. Akademia e Studimeve Albanologjike në Tiranë shprehet se “Botime Albanologjike” është ekspozim i botimeve në vite, promovim dhe diskutim i titujve të rinj. ““Botime albanologjike” synon të jetë një ngjarje që, nga viti në vit, qarkullon në të tria qendrat albanologjike. Është aktiviteti i parë i rëndësishëm i një sërë veprimtarish që mbahen gjatë muajve tetor-dhjetor, krahas konferencës mbarëkombëtare “Një komb, një gjuhë” dhe “Ditëve të albanologjisë”. Ky bashkëpunim mbështetet në marrëveshjen e nënshkruar në janar 2021, midis Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë, Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup”, thuhet nga ASA për panairin e datave 4-5 tetor. Sipas akademisë në vazhdimësi synohet që të arrihet botimi i veprave të përbashkëta shkencore dhe qarkullimi i tyre në të gjitha hapësirat albanologjike. Qendra e Studimeve Albanologjike (sot Akademia e Studimeve Albanologjike) u krijua në kuadër të ristrukturimit e të modernizimit të sistemit universitar dhe akademik shqiptar, me vendim të Këshillit të Ministrave, nga bashkimi i katër Instituteve (Arkeologji, Gjuhësi dhe Letërsi, Histori, Kulturë Popullore) dhe i dy njësive kërkimore (Studimi i Artit, Enciklopedia Shqiptare) të ish-Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. QSA (sot ASA) u riorganizua si institucion kërkimor-shkencor më 10 mars 2008 dhe ka statusin e një qendre ndëruniversitare. E pasur me një ekip kërkuesish shkencorë e specialistësh të konfirmuar në fushat e studimeve albanologjike, si dhe me fonde e materiale arkivore të një rëndësie të veçantë, ASA pozicionohet si një ndër institucionet më të rëndësishme kërkimore-shkencore të botës shqiptare./SOT/