Danimarkë/ Themelohet Shoqata e Femrave Shqiptare

E shtunë, 18 Maj, 2024

Në prill të vitit 2022 në Danimarkë është themeluar Shoqata e Femrave Shqiptare. Një shoqatë vullnetare e cila nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe sociale synon integrimin në shoqëri si dhe fuqizimin e bashkëveprimit të femrës shqiptare pa dallim gjenerate, profesioni apo vendbanimi. Nismëtare e këtij projekti është Emine Aliji. Ajo më herët ka qenë e punësuar në komunën e Balrupit, në shërbimin për qytetarët, pronare e disa firmave dhe tani funksionon si mentor për psikologji kognitive që në fakt është studimi shkencor i aktiviteteve mendore.

Aliji rrëfen se ideja e shoqatës ka lindur për shkak të shoqërisë së saj me gra daneze. “ Normal pse mos ta bëjmë se ka shumë femra shqiptare këtu në Danimarkë edhe e kërkojnë këtë shoqatë për shkak se organizime ka pasur më herët edhe lypin edhe të marrin pjesë në organizime’ tregon ajo.

Si çdo shoqatë, edhe Shoqata e Femrës Shqiptare në Danimarkë ka qëllimet e veta.

Sipas Alijit shoqata e grave shqiptare në Danimarkë është shume e re. “Kemi filluar dhe jemi pranuar në ministri në fillim prill sivjet. Por ka disa gjëra praktike që nuk i kemi përfunduar ende. Ka disa kushte me ligj që duhet të përmbushen kurse kushtet janë në rregull, ne mund të vazhdojmë me planet, me organizimet qe kemi në plan. Por qëllimi është shumë i thjeshtë: për ti mbledhur gratë shqiptare në Danimarkë edhe për të bërë festa, për të bërë diçka me karakter social. Por faktikisht është shumë e thjeshtë ajo çka kërkojnë gratë shqiptare edhe ai është qëllimi” thotë ajo.

Edhe pse një shoqatë e re në të ardhmen do të tentoje të thellojë bashkëpunimin edhe me shoqata të tjera të femrave. “Është një gjë normale, të bashkëpunojmë me shoqatat e grave shqiptare këtu në Danimarkë edhe në Suedi shoqata Nënë Tereza, pse jo të mësojmë diçka prej njëri-tjetrit, ajo është normal për ne”, thotë Emineja.

Zëvëndëskryetarja e Shoqatës së Femrave Shqiptare në Danimarkë është një tjetër grua e suksesshme. Drita Memishi  Aliji e diplomuar në degën e ekonomisë dhe marketingut dhe për momentin është dhe themeluese dhe menaxhere e një kompanie që merret me zhvillimin e teknologjisë.

“Mendova që mungon shoqata në Danimarkë. Unë marr pjesë në të tjera shoqata në lidhje me biznesin që punoj unë por tani jemi ende në fillim por mendoj se kanë nevojë femrat shqiptare në Danimarkë për tu mbledhur për disa çaste, jo vetëm për vallzime por edhe për gjera të tjera. Mendoj se do ketë mbështetje në të ardhmen por normal që tani në fillim duhet punuar për menyra të ndryshme dhe mendojmë se do ketë sukses”  thotë ajo.

Në një të ardhme të afërt zgjerimi i shoqatës është një nga planet kryesore të kësaj shoqate të femrës shqiptare në Mbretërinë Daneze.