Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku një person është gjetur i vdekur në një fushë në zonën Chania të Kretës.
Protothema.gr shkruan se burri, rreth 35 vjeç, me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur me prerje në fyt, me siguri nga një sharrë elektrike me motor.
Nga hetimet e para bëhet me dije se ka qenë një aksident në punë që ka përfunduar në një tragjedi. Shqiptari 35-vjeçar së bashku me partneren dhe vëllain ishin në një arë duke prerë dru, ku shqiptarit i ka shpëtuar nga duart sharra elektrike duke i prerë fytin.
Edhe pse ambulanca ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka qenë e pamundur që të mbahej në jetë shqipatri.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.