Profesor Skënder Asani dhe vizioni i tij për ruajtjen e trashëgimisë

E shtunë, 20 Prill, 2024

29 shtatori është Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, e shpallur nga Ministria e Kulturës që prej vitit 2003. Dëshiroj t’ja dedikoj Profesor Skënder Asani që më frymëzoi të ndaj këtë shkrim lidhur me një udhëtim  që shpesh kthehen në eksperienca mbresëlënëse nё mënyrë tё veçantё kur mëndja ushqehet me emocione si rrjedhojë e takimeve me persona të veçantë që dhurojnë me bujari jo vetëm kohën e tyre, por edhe dëshirën për të transmetuar çfarë pasuron njohuritë tona, pra i japin jetë eksperiencës tonë prej udhëtari.

Një nga këto eksperienca provova, pikërisht në Zagreb, në qytetin që u ktheva ta vizitoja 2 vjet mbasi kishte ndodhur tërmeti i fortë i 29 dhjetorit 2020, ku pati 7 viktima, shumë të plagosur dhe dëme të mëdha në qendër dhe nё ndërtesat historike të qytetit. Me kënaqësi vura re që qyteti, në dukje, kishte filluar të funksiononte normalisht dhe plagët i kishin lënë vend një gjallërie verore. Vetëm katedralja, tradhtonte këtë gjallëri, me plagët e saja të thella ende të mbështjella me garza skelash qё nuk i lejonin vështrimit të penetronte ndër to e qё ende të pashëruara po kurohen prej dy vitesh.

Qëndronte e vetmja dëshmi e asaj dite të frikshme qё nga e cila katedralja nuk hapte dyert e saja për të pritur besimtarët dhe vizitoret e përfundimi i rikonstruktimit dhe më pas hapja e sё cilës ishte akoma e pacaktuar e sidoqoftë jo e afërme.

E zhgënjyer nga pamundësia për ta vizituar u drejtova tek Arkivi i Shtetit ku rikuperimi i arkivit të Zagrebit nga dëmet e tërmetit dhe rihapja e saj përbën një nga aktet e normalizimit të jetës mbas tërmetit, dhe bukurinë e saj e kishte “pushtuar” heshtja e shumë studiuesve qё kanë përvetësuar kështu hapësirën e tyre natyrale. Vizita e sallës së leximit mё emocionoi dhe më tërhoqi vëmendjen një grup studiozësh që po konsultonin dokumentet me njëri tjetri dhe, ndërsa po largohesha më kapi veshi një fjalë të shqiptuar nga njëri prej tyre.

Kjo fjalë gati e pëshpëritur e gati e paperceptueshme qè si shkёndijё, ishte fjala shqip “këtu”. Është e papërshkrueshme habia e atij momenti, e tashmë vëzhgimit admirues tё detajeve të sallës leximit ishte i shoqëruar nga përshkrimi i ciceronit, iu shtua kurioziteti drejt grupit të studiuesve. Tre studiues shqiptar që po hulumtonin në Arkivin e Shtetit Kroat për të nxjerrë nga harresa dokumenta të rëndësishme për historinë tonë kombëtare.

Kështu pata kënaqësinë e veçantё tё njoh personalisht, Profesor Asanin, nismëtar i një prej akteve me domethënëse pёrsa i pёrket shpëtimit tё njërit prej simboleve të shqiptarëve të Maqedonisë sё Veriut nga forca shkatërruese e natyrёs qё ngjason me ato qё populli ynë i ka bёrё ballё nё shekuj, shpëtimi i bredhit së mbjellë nga Nënë Tereza në Shkup, në vitin 1980.

Asgjësimi i simboleve të identitetit Shqiptar apo i atyre elementeve që mund të shndërrohen nё simbole me kalimin e kohës është prioritet i armiqve të kombit shqiptar sepse shohin rrezikun e transformimit tё tyre në burim frymëzimi, nё identifikim kolektiv e si rrjedhojë në element bashkimi. Këtij akti violent Profesori ju përgjigj duke marrё frymëzim nga mesazhi universal i Nёnё Terezës pёr tё cilin është e pa mundur ta burgosësh forcën e farës, që gjeneron jetë dhe ushqen dashuri e cila kapërcen e ka forcë dërmuese kundrejt, shpartallon çdo lloji kufijsh të ngritur, edhe ato të urrejtjes.

Ka forca që nuk mund tё kontrollohen, si stuhia që “mposhti” pikërisht madhështinë e bredhit së mbjellur në Shkup nga Nënë Tereza në vitin 1980. Tronditja ishte e madhe kur u çrrënjos nga stuhia, por ishte e nevojshme të reagohej sa më parë dhe, Profesor Hasani, edhe në emër të institucionit që ai përfaqëson, iu drejtua autoriteteve përkatëse të merrnin masa tё menjëhershme qё të rimbillej ATY KU ISHTE pa humbur kohë. Por kësaj kërkese, duke ditur shumë mirë çfarë përfaqëson, institucionet përkatëse të Shkupit iu përgjigjën me një akt barbar, duke eliminuar gjithçka. Tronditja u shndërrua në shock, dhe shpresa të shihej e ripёrtёritur, u përballua me realitetin e hidhur me të cilën komuniteti shqiptar është i detyruar të bashkëjetojë në MV. Për të ringjallur trashëgiminë e Nënë Terezës mund të shpresohej vetëm në një mrekulli o nё një akt revolucionar nё sajё tё këmbënguljes dhe guximit të personave largpamës. Ndodhi kjo e dyta dhe falё këtyre akteve pёr të mbrojtur kujtesën komunitare tё trashëgimisë, identiteti shpirtëror i një populli të lashtë si i yni mund të ketë shpresë t’ju transmetohet brezave të ardhshëm. Platoni thoshte se “Dija e vërtetë është kujtimi, është kujtimi i origjinës hyjnore. Duke e ruajtur këtë kujtim, shpirtrat janë tё vetëdijshëm qё nuk i përkasin kësaj bote dhe pavdekësinë e tyre e shohin si të vërtetën e tyre”.

Ky vizion i Profesor Asanit, për të cilin i jepet rëndësi ruajtjes së trashëgimisë, solli nё bashkëpunimin me Ambasadorin austriak, Shkëlqesia e tij z.Georg Uotsas, qё filloi me shpëtimin e 25 filizave, që do i quaja filizat e ringjalljes, duke i njohur thënies “një bie e mijëra ngrihen” shprehjen mё domethënëse në këtë ngjarje.

Shpresa u transformua në një projekt largpamës, ku fillimisht mbështetja edhe bashkëpunimi me Ambasadorin Austriak ringjalli shpresën që kjo trashëgimi tё mos zhdukej apo thjesht tё mbetej në kujtesën kolektive dhe rikuperimi i disa filizave dha mundësinë e projeksionit në një fazë të pasme, asaj të bashkëpunimit me institucione të ndryshme në trojet Shqiptare qё bëri të mundur që filizat të mbillen, në hapёsira të ndryshme të këtyre trojeve, duke u bërë kështu mbartëse mesazhesh të ndryshme, ku ai rezistencës për mbrojtjen e identitetit nuk është i vetmi dhe ku, pikërisht, ndryshimi dhe transpozimi i domethënies përfaqëson forcën simbolike të trashëgimisë. Transpozimi i domethënies, edhe pse i referohemi një objekti statik të trashëgimisë, qoftë dhe tё dëmtuar o tё paplotë, është pikërisht, veçanti e simbolizmit të trashëgimisë e përbën limfën vitale që i jep jetë, vazhdimësi e përjetshmëri, dhe e shndërron në qenie tё gjallё ku fati i saj është i lidhur me vullnetin popullor për ta përfshirë të shkuarën e saj në kujtesën kolektive të tashme, ndërkohë, me prospektiven që këto dy dimensione kohore të projektojnë ekzistencën e saj në të ardhmen. Forca simbolike e tejkalon realitetin e të tashmes dhe bën të mundur, si në rastin e filizave të bredhit së Nënë Terezës, të projektohet në të ardhmen duke shprehur urimin që këto filiza të rriten dhe rrënjët e tyre të jenë aq të thella saqë të përballojnë stuhitë e kohës dhe të shtrihen aq gjerë sa të ndërthuren e të bashkojnë simbolikisht trojet Shqiptare, të bekuar nga Zoti.

Ndër të tjera, bashkëpunimi e mbështetja e menjëhershme që Profesor Hasani gjeti tek ambasadori austriak, më rikujtoi histori të vjetra kur mamaja, nga dokumentet e nxjerra nga arkivi i shtetit, nxorri nё pah bashkëpunimin, aleancën, mbështetjen e kthyer në miqësi të Gjergj Qiriazit, vëllait të Sevastisё, me konsullin austriak në Manastirit, gjatё kohës nё tё cilën punonte në konsullatën austriake në fillim të viteve 1900. Ka kaluar gati një shekull dhe një konsull austriak i përgjigjet përsëri, në kohë rekord, thirrjes së së një shqiptari, Profesor Hasanit, me një akt që nuk është thjesht një veprim i shtyrë nga altruizmi, por një përgjigje, qëndrim institucional kundrejt një veprimi barbar ushtruar ndaj një simboli të trashëgimisë së komunitetit shqiptar. Gjithashtu është një dëshmi që historia mund tё përsëritet, e aleanca tё vjetra mund të jenë të dobishme për çështjet tona kombëtare qё, nёse tё shfrytëzuara me sinqeritet e inteligjencë, si në këtë rast, sjellin nё realizimin e objektiveve madhore, sigurisht duke pasur kujdes ndryshimin e interesave gjeopolitike.

Kjo ngjarje me jep shpresën që populli ynë do tё gjejё nё gjirin e saj përfaqësues largpamës, si Profesor Asani, me një vullnet tё pakursyer për tu kujdesur për pasurinë tonë kombëtare, të frymëzuar edhe nga fjalёt testamentare tё Sevasti Qiriazit “Unë jam shqiptare. Ky përbën faktin më të rëndësishëm të jetës sime, madje më të rëndësishëm se edhe familja, pasi të qenët e ndërgjegjshme për të më krijoi ndjesinë e gjallë të asaj që duhet të bëj duke i dhënë kështu qëllim jetës sime”, pёr t’ju kundërvënë me forzë projekteve armiqësore, tё brёndёshme dhe të jashme, tё eliminimit te trashigimisё sonё, por gjithashtu duke vigjiluar edhe kundrejt sfidave bashkohore qё duhet të përballojmë, sic ёshtё rreziku i asimilimit si rrjedhojё e globalizimit.

Nga Roz Dako