Kosova prezanton planin e Sistemit Shëndetësorë për Angazhimin e Diasporës

E martë, 1 Korrik, 2025

Kosova prezanton planin e Sistemit Shëndetësorë për Angazhimin e Pjesëtarëve të Diasporës në politikat vendore. Lajmin e ka bërë të ditur zv. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Liza Gashi.

“Një nga prioritetet e Qeverisë sonë është kthimi dhe angazhimi i trurit nga diaspora në politikat zhvillimore të Kosovës. Në linjë me zotimin për përfshirjen sa më të madhe të Diasporës në politikëbërje, në transferimin e dijes dhe përvojës” shkruan Gashi në facebook duke përmendur dy vendimet e marra në mbledhjen e fundit të qeverisë: Heqjen e lejeve të përkohshme të punës për profesionistët shëndetësorë që vinë nga mërgata  e që janë të interesuar të angazhohen në kuadër të sistemit mjekësor në Kosovë dhe Aprovimin e udhëzuesit për angazhimin e profesionistëve të huaj shëndetësor në kuadër të programeve dhe nismave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Qeveria e Kosovës me këto dy vendime tregoi se është e përkushtuar në kthimin dhe transferimin e dijes nga mërgata në Kosovë. Prandaj, lehtësimi i procedurës për licencimin dhe rilicensimin e doktorëve të mjekësisë, si dhe specialistëve dhe subspecialistëve të fushave përkatëse mjekësore nga mërgata bazohet në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2021 – 2025.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.