Ka nisur ditën e djeshme në Leskovik Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve Popullore.
Ky është edicioni i 12-të i festivalit të sazeve, i organizuar nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale, bashkia Kolonjë, Ministria e Kulturës si dhe ka pasur mbështetjen e misionit të Bashkimit Europian, në vendin tonë.
Autoritetet vendore thanë se këtë fundjavë do të mirëpresin vizitorët, në djepin ku u përkund muzika me saze, në Kolonjën e bukur.
Përgjatë tre netëve në Ersekë dhe Leskovik do të angazhohen grupet më të mira te sazeve, që vijnë nga gjithë zonat ku lëvrohet kjo tipolologji. 15 grupe me mjeshtrat e tabanit popullor do të performojnë duke i sjellë gjallëri dy qyteteve.
Pas natës së parë të zhvilluar në Leskovik, sonte sazet do të jenë në Ersekë dhe në datën 1 tetor, do të kthehen përsëri në Leskovik, në sheshin qendror të qytetit.
Eventi i rëndësishëm për promovimin e folklorit shqiptar me saze tradicionale, do të përbëjë një atraksion më shumë për turistë vendas e të huaj që janë duke vizituar zonën./ATA/
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.