Gjatë pandemisë mediat me fokus turizmin dhe sektorin e shërbimeve të restoranteve shkruanin se askush nuk do të guxonte të rihapte një restorant të mbyllur nga pandemia, ose të provonte te hapte një të ri, edhe pasi ethet e karantinës kishin ikur me kohë. Por ishte një shqiptar ai që do të dëshmonte të kundërtën, sipërmarrësi shqiptar në New York. Sammy V. Gashi. Ai tashmë drejton San Marino Soho dhe Antica Ristorante në Stone Street dhe, me vëllain e tij, ka hapur edhe një restorant tjetër në Queens.
“Edhe në kohët më të mira, hapja e një restoranti në qendër të Manhatanit, veçanërisht një restoranti i rafinuar me emrin e një kryeministri italian Ramerino, do të dukej një rrezik i lartë, megjithatë, pas 25 vjetësh në biznes Gashi e ka dëshmuar veten. Madje ai është një tjetër nga ata emigrantë shqiptarë për të cilët Amerika ishte vërtet një vend i mundësive”, shkruan prestigjiozja amerikane për sipërnarrësin shqiptarë.
Thjesht duke kopjuar sukseset e tij të tjera, Gashi mund të kishte përfituar nga një koncept i provuar, por “Ramerino” nuk duket aspak si restorantet e tjera të tij. Dhe ndërsa të gjitha shërbejnë ushqime tradicionale italiane, ato gjithashtu ndryshojnë nga “Ramerino”. Shefi ekzekutiv Vilfredo Hodai, një toskan që ka punuar në La Giostra në Firence, ka shton shumë nga prekjet e tij në një menu tradicionale.
Artikulli mban emrin e John Mariani, një prej gazetarëve më të njohur njujorkez në fushën e kulinarisë dhe industrisë së turizmit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.