Sipërmarrës në Diasporë/ Ardjan Gjini, një shkodran duarartë në Egio

E enjte, 25 Prill, 2024

Ishte janari i vitit 1991 kur djaloshi shkodran vendosi të linte pas qytetin e dashur, shokët dhe profesionin e porsanisur të mekanikut dhe të merrte rrugën e mërgimit. Historia e Ardjanit ashtu si e mijëra emigrantëve të tjerë, fillon me sfidat e ambientimit me vendin e ri, me gjuhën, kulturën edhe punësimin. Por për një njeri duarartë dhe këmbëngulës çdo vështirësi bëhet e tejkalueshme më lehtë, sidomos kur kjo shoqërohet me disiplinë të lartë dhe humor të mirë. Ardjani punësohet shpejt si specialist i sistemeve të aluminit, ku spikat për profesionalizmin dhe punën e palodhur.

Gjashtë vitet e para të punës në Greqi, falë angazhimit në kompani, shumicën e kohës me orare të tejzgjatura dhe përkushtimit ndaj zanatit, jo vetëm që i dhanë një përvojë të vyer, por gjithashtu e frymëzuan për krijimin e sipërmarrjes personale. Themelohet kështu në vitin 1997 “O TZINIS & Sia” me seli në Egio, me objekt prodhimin e sistemeve të aluminit, pajisjeve metalike si dhe veprimtari në fushën e ndërtimeve. Me krenari na rrëfen se me duart e tij ka veshur me alumin dhe metal, ndër të tjera, të gjitha pikat e karburantit nga Athina në Patër dhe 26 dyqane të kolosit të kozmetikës Hondos Center.

Dhe nuk ndalet, në vitin 2011 krijon filialin e parë në Shqipëri si dhe fillon eksportin e dyerve dhe dritareve të aluminit në Britaninë e Madhe. Personeli i tij përbëhet nga shqiptarë dhe grekë, të cilët e çmojnë për marrëdhëniet ndërpersonale që krijon, si një drejtues i mirë dhe frymëzues. Brigadat e krijuara për ndërtimin e godinave arrijnë në 30-40 punonjës, gjë që vulos tashmë suksesin e padiskutueshëm të kompanisë.

Ardjani është një patriot i mirë, jo vetëm sepse mendoi që frytet e punës ti bënte të prekshme dhe në atdhe, jo vetëm sepse një pjesë e mirë e ekipeve të tij përbëhet nga zanatçinj shqiptarë, por gjithashtu sepse aktivizimi i tij i përhershëm me çështjet e komunitetit shqiptar në Greqi, e ka shquar atë në mes të të shumtëve. Babai i dy fëmijëve dhe bashkëshort i një mësueseje e cila me përkushtim vazhdon mësimdhënien vullnetare të gjuhës shqipe në Greqi, ai mban gjallë dhe fort identitetin shkodran si dhe dashurinë për vendin e tij, tipare të cilat dallohen lehtësisht në çdo hap të karrierës profesionale, veprimtarisë shoqërore dhe në çdo bisedë të lirë me të.

Marrë nga Ambasada Shqiptare në Greqi