Shuhet në moshën 88-vjeçare Ganimet Vendresha, solistja e parë e trupës së TKOB

E enjte, 28 Mars, 2024

Ganimet Vendresha, solistja e parë e “Operas” dhe themeluesja e shkollës shqiptare të koreografisë, mbylli sytë mbrëmjen e së mërkurës në moshën 88-vjeçare. 144 role në skenë, breza të tërë artistësh që u edukuan prej saj, Vendresha një nga ikonat shqiptare të dancit, nderohet nesër pranë Teatrit.

***

Ishte viti 1963 kur Ganimet Vendresha, interpretonte si protagoniste në të parën vepër të baletit shqiptar. Për plot 122 herë, me në krah artistin Xhemil Simixhiu, do të rrëfenin përmes gjuhës së trupit, jo thjesht historinë e dashurisë së “Halilit dhe Hajries”, por dhe të tyren.

Tanimë vallëzimin e tyre të dashurisë, dy virtuozët, ndër balerinët e parë shqiptarë, e vijojnë mes engjëjve. Ganimet Vendresha, një prej figurave më të rëndësishme femërore të artit shqiptar, mbylli sytë mbrëmjen e së mërkurës në moshën 88-vjeçare. Solistja e parë e Teatrit të Operas, artistja që vuri gurëthemelet e para në shkollën e Koreografisë, pedagogia që rriti breza të taletuar të dancit, u largua nga kjo botë duke shënuar një sërë kontributesh artistike por edhe humane. E mbesa, Ajola Xoxa, jep lajmin e hidhur.

“Gjyshja ime e mirë, Ganimet Vendresha, u nda nga jeta mbrëmë, e qetë dhe në paqe, siç e jetoi të gjithë jetën e saj, rrethuar nga njerëzit e dashur, duke lënë pas tek kushdo kujtimin e njeriut të bukur brenda dhe jashtë, dhe tek ne një dhimbje pambarim. Ajo i dha aq shumë Shqipërisë së saj dhe kujtdo pati fatin ta kishte në jetën e vet”, shkruan Xoxa.

Ganimetja është një nga artistët shqiptare që theu me elegancë tabutë. U bë pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve në Filarmoninë Shqiptare, fill pas përfundimit të Liceut. Debutoi si soliste në skenën e Filarmonisë që në moshën 16-vjeçare, e më pas e vijoi vallëzimin e saj në teatrin e njohur “Bolshoi” në Moskë, ku edhe u diplomua nën kujdesin e të famshmes Galina Ulanova. Fluturimi i saj skenik vijoi me kryerole në pjesë si  “Liqeni i Mjelmave”, “Lola”,  “Mirandolina”, “Rome dhe Zhuljeta”, “Zarema e humbur” etj.

Me mbi 140 role në skenë, “Artistja e merituar”, që diti të fitojë zemrat e publikut e ruajti elegancën edhe jashtë skenës… do të mbahet mend për elegancën e rrallë skenike, por edhe humanizmin jashtë saj. Në nder të artistes, mbahen nesër homazhet pranë “Operas” nga ora 10.00 në orën 12.00.

Bio

Ganimet Vendresha lindi në Tiranë më 19 shtator 1934. Studioi balet klasik dhe koreografi në Akademinë e Baletit të Bolshoi Teatër të Moskës, ku dhe u njoh me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Xhemil Simixhiu. Pas 6 vitesh studime, të dy, së bashku me tri balerinë të tjerë që kryen të njëjtin shkollim, u kthyen në Tiranë dhe hapën Shkollën e Parë të Baletit në Shqipëri. Më pas ishin bashkëthemelues të Akademisë së Arteve, ku dhe punuan si pedagogë, dhe Teatrit të Operas dhe Baletit, ku punuan deri në fund të jetës së tyre.
Ganimet Vendresha mban shumë çmime karriere, si edhe tituj të lartë, ndër to ‘Nderi i Kombit’, ‘Naim Frashëri’ dhe ‘Mjeshtër i Madh’.