Poetja shqiptare Irma Kurti botohet në Francë

E premte, 19 Prill, 2024

Pas botimeve të fundit në Kanada, Kamerun, Filipine e Prishtinë poezia e Irma Kurtit  “udhëton” në Francë. Libri titullohet “Ce n’est pas un rêve” (Nuk është një ëndërr) dhe botohet nga Le Lys Bleu Èditions. Ai përmban vargje te poetes të shkruara ndër vite. Përkthyes i poezive nga anglishtja në frëngjisht është Gaya Esau.

Poetja shqiptare e komenton kështu lajmin e botimit të librit: “Kjo përmbledhje e merr titullin nga një poezi, por për mua ai ka kuptim simbolik. Botimi në Francë ka qenë ëndrra ime e hershme dhe jam e lumtur që tashmë është një realitet i prekshëm.”

Në parathënien e librit citohet gazetarja italiane Grazia Pia Licheri e cila shkruan për krijimtarinë e poetes: “Me një gjuhë të thjeshtë e të drejtpërdrejtë, poetja Irma Kurti na ofron edhe një herë një shumëllojshmëri ndjesish, një lloj ditari në vargje që hap dyert e reflektimit ndaj temave intime dhe ekzistenciale. Irma Kurti arrin drejt e në zemrën e lexuesit, duke hedhur poshtë si gjithmonë idenë se poezia është një mjet i zgjedhur për disa, sepse format narrative të mbushura me zbukurime dhe shtojca letrare nuk i përkasin aspak stilit të saj. Atëherë është emocioni vetë që e merr fjalën përmes një kujtimi, një imazhi, një mendimi, të përshkruara në mënyrë kaq të saktë saqë ta lejojë lexuesin të hyjë në majë të gishtave në jetën e autores, duke ruajtur ndërkohë identitetin e tij.”

Irma Kurti ka botuar 26 libra në gjuhën shqipe, 17 në italisht, 9 në anglisht dhe 2 në frëngjisht. Ka përkthyer 11 libra të autorëve të ndryshëm, si dhe të gjitha veprat e saj në italisht dhe anglisht. Librat e saj, përveçse në Shqipëri, janë botuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Francë, Itali, Rumani, Kosovë, Filipine dhe Kamerun.