“Një histori e përmbledhur e Shqipërisë” nga Bernd Fischer dhe Oliver J.Schmitt

E martë, 1 Korrik, 2025

“Një histori e përmbledhur e Shqipërisë” (A Concise History of Albania) është libri më i fundit i profesorëve Bernd Fischer dhe Oliver J.Schmitt. Instituti i Historisë në ASA zhvilloi një tryezë diskutimi mbi librin dhe problematikat e historisë së Shqipërisë, qasjet historike dhe sfidat profesionale.
Pjesëmarrës ishin studiues nga Instituti i Historisë si dhe bashkëpunëtorët të Institutit dhe kërkues nga institucione të tjera kërkimore. Diskutimi u zhvillua me prezencën e dy autorëve, Fischer dhe Schmitt, të cilët iu përgjigjen edhe pyetjeve, komenteve dhe vlerësimeve të kolegëve nga Shqipëria.
I ftuar për të bërë një vlerësim për librin dhe tezat e tij ishte edhe gazetari i njohur Fatos Lubonja, botues i revistës “Përpjekja”. Drejtori i IH, Afrim Krasniqi, theksoi interesin profesional të Institutit për tu identifikuar si qendër kryesore e debatit profesional mbi historinë dhe për promovimin e botimeve cilësore historike edhe nga autorë që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Botimi i ri paraqet disa risi, përfshirë struktura, fokusimi më shumë tek elementët dhe debatet thelbësore të historisë sesa tek kronologjia, pasurimi me qasje krahasuese me vendet e tjera, sjellja në vëmendje e disa tezave të reja, si dhe përfshirja në studim edhe e periudhës aktuale të zhvillimeve në Shqipëri dhe rreth Shqipërisë. Botimi është realizuar nga shqip nga Teona Artini në Kosovë dhe në anglisht nga Cambridge University Press.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.