Brikena Muharremi: Rëndësia e kuadrit ligjor në fuqizimin e gruas shqiptare

E enjte, 18 Prill, 2024

Përfaqësuesja e komunitetit shqiptarë të Britanisë në Këshillin Koordinues të Diasporës znj. Brikena Muharremi në fjalën e saj në Samitin e Grave të Biznesit të Diasporës u ndal te roli që ka ligji në fuqizimin e gruas. Muharremi theksoi se sot gjithashtu është shumë me rëndësi që kompanitë të jenë të mirë-informuara rreth detyrimeve ligjore që kanë përveç të tjerave në fushën e barazisë gjinore.

Fjala e plotë:

Është kënaqësi dhe privilegj të jam në këtë Samit të Tretë të Grave të Biznesit të Diasporës dhe falenderoj Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare për ftesën. Unë do të ndalesha te roli që luan ligji në fuqizimin e gruas. Ligji ka një rol shumë të rëndësishëm duke marrë parasysh se së pari ligji ndalon diskriminim gjinor. Për shembull punëdhënës dënohen me shuma të mëdha nëse diskriminojnë për shkak të gjinisë në vendin e punës. Diskriminimi ndalohet gjithashtu edhe kur behët për shkak të disa karakteristikave të tjera.  Është shumë me rëndësi që kompanitë të jenë të mirë-informuara rreth detyrimeve ligjore që kanë përveç të tjerave në fushën e barazisë gjinore. Përveç ndalimit të diskriminimit ligji shërben edhe si një fuqizues i madh i gruas. Këtu marr shembull përqindjet e detyruara për pjesëmarrje të femrave në parlament dhe institucione tjera shtetërore koncept ky që mendoj se duhet aplikuar edhe në sektorin privat. Në Kuvendin e Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë në zgjedhjet e para të përgjithshme shumë gra dhe vajza kanë fituar pozitat si deputete si rezultat i kuotave të detyrueshme ligjore. Ndërsa tani gratë dhe vajzat i fitojnë vendet në kuvend përmes aftësive të tyre dhe në mënyrë plotësisht meritokratike pa nevojë të kuotave. Ky është një shembull i shkëlqyer i fuqizimit të gruas i cili vjen pikërisht nga ligji.

Përderisa ligjet që garantojnë barazinë dhe fuqizojnë gruan ekzistojnë në shtetet e zhvilluara por edhe në Shqipëri, Kosovë dhe rajon, zbatimi i tyre jo gjithmonë bëhet në mënyre adekuate.  Barrierat me të cilat përballen femrat vijnë nga paragjykimet në shoqëri për rolin dhe potencialin e femrës. Ato vijnë gjithashtu edhe nga mungesa e vetëbesimit te femrat e cila shpesh vjen si rezultat i rrethit ku ato rriten dhe jetojnë. Edukata për barazi gjinore duhet të fillojë nga familja e të jetë pjesë e planprogramit edhe në shkolla. Është shumë me rëndësi përkrahja dhe fuqizimi i femrave në mënyra të ndryshme duke përfshirë përmes takimeve si ky sot por edhe përmes organizatave të ndryshme që ofrojnë shërbime mentorimi dhe rrjetëzimi. Përgëzoj Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare për këtë organizim dhe ju falenderoj për vëmendjen.