Lazim Destani:T’i bëjmë vendet tona shembull për politikën, biznesin e opinionin

E premte, 29 Mars, 2024

Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z.Lazim Detsani mori pjesë në Samitin e  Tretë të Grave të Biznesit të Diasporës. Në fjalën e tij, Destani tha se shoqëria shqiptare ka patur kurdoherë nevojë për zhvillim e forcim dhe gratë sipërmarrëse po e bëjnë shoqërinë tonë më të qëndrueshme dhe më të fortë. Filantropi Lazim Destani tha se me punë e përkushtim, t’i bëjmë vendet tona më të mira dhe le të jeni shembull për politikën, biznesin dhe për mbarë opinionin.

Fjala e Plotë:

Me shumë kënaqësi po marr pjesë sot në këtë Samit të organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, në këtë ngjarje të rëndësishme me ju sipërmarrëset e suksesshme shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në mbarë diasporën shqiptare.

Shoqëria shqiptare këtu në trojet tona, por edhe në disporë, ka pasur kurdoherë nevojë për zhvillim e forcim dhe ju gratë sipërmarrëse jeni komponenta që po e bëni shoqërinë tonë më të qëndrueshme dhe më të fortë.

Gjatë punës dhe eksperiencës sime mbi 50-vjeçare në Europë e në mbarë botën, kam parë, takuar e njohur zonja fort të nderuara, të cilat kanë qenë një nga shtyllat kryesore të shoqërisë sonë.

Ato i kanë dhënë zë diasporës shqiptare.

Dhe sot, jeni ju Zonja të suksesshme e me emër që e lartësoni çdo ditë e më shumë emrin e Shqipërisë.

Arritjet dhe puna që ju bëni çdo ditë, tregon emancipimin e shoqërisë sonë dhe kjo, falë aftësive të gruas shqiptare, fortësisë e njëherësh ndjeshmërisë së shpirtit tuaj.

Ju keni merita të veçanta për sakrificën që bëni çdo ditë, për të qenë të suksesshme në karrierë, dhe njëkohësisht, familjare, nëna e bashkëshorte shembullore.

Padyshim kjo nuk është e lehtë, por me praninë tuaj në këtë samit, e vërtetoni plotësisht se jeni të vendosura, jeni vetmohuese dhe që e doni familjen dhe Shqipërinë.

Në këtë samit sot, po shikoj ministre e zëvendësministre nga Shqipëria e Kosova; është Presidentja e parë grua e Kosovës, Znj.Atifete Jahjaga, dhjetra gra shumë të suksesshme që drejtojnë biznese, kompani e organizata, janë pedagoge dhe gra në karrierë, në mbarë trojet tona e në mbarë botën. Vendet tona kanë kaluar luftëra e diktatura dhe po vazhdojnë të kalojë një tranzicion të brishtë.

Por, roli juaj në shoqëri, në politikë, në biznes e në familje ka qenë kurdoherë shtyllë e palëkundur për të gjithë ne.

Puna juaj si sipërmarrëse sjell të mira për gjithë shoqërinë. Ju jeni shembull frymëzimi për shumë e shumë të reja, për ta bërë jetën e tyre më mirë dhe për t’i shërbyer vendit e trojeve tona me dinjitet.

Për fat të mirë, kompanitë që drejton familja jonë kanë pasur mundësi të kontribuojnë në forcimin e femrave nw biznes. Këtë e kemi realizuar edhe përmes projekteve të përbashkëta me organizatat si USAID e të tjera të ngjashme, duke krijuar, ta zëmë në Maqedoninë e Veriut, Fondin për Bizneset që Udhëhiqen nga Gratë, apo duke mbeshtetur drejtpërdrejt sipërmarrjet e udhëhequra nga gratë.

Me punë e përkushtim, le t’i bëjmë vendet tona më të mira, le të jeni shembull për politikën, biznesin dhe për mbarë opinionin.

T’i bëjmë vendet tona më të mira, të jeni shembull për politikën, biznesin dhe për mbarë opinionin!

Suksese Samitit!  –   Suksese ju në punën dhe aktivitetin e përditshëm kudo që jetoni e punoni!!!       FALEMINDERIT!