Të shtunën e kaluar shkollat shqipe në Kanada hapën dyert për fëmijët shqiptarë në mërgim. Këtë vjeshtë në Calgary dhe Ottawa nisi mësimi i gjuhës shqipe me programe arsimore të përgatitura nga mësues profesionistë. Në rëndësinë e vazhdimësisë së ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare, shkolla shqipe në Ottawa u vizitua nga të dy ambasadorët përfaqësues të Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Muça si dhe ai i Republikës së Kosovës z. Adriatik Kryeziu.
Gjatë vizitës në shkollën shqipe në Ottawa
Në fjalën e tij, ambasadori Muça tha se: -Bashkëbiseduam me këtë rast, mbi rëndësinë e mbarëvajtjes së aktivitetit të shkollës shqipe kudo në Kanada, ku jo vetëm mësohet dhe ruhet gjuha jonë e bukur, por edhe promovohen identiteti dhe vlerat tona kombëtare! Kujtuam bashkërisht me mirënjohje mësueset e gjuhës shqipe që ndër vite u kanë mësuar brezave gjuhën e nënës, dëgjuam kujtimet dhe mbresat e disa prej tyre, si edhe i falenderuam ato, prindërit dhe të gjithë vullnetarët që nuk e kanë kursyer mbështetjen gjatë këtij rrugëtimi. Lulet e dhuruara mësuese Fetit, mësuese Mimit dhe mësuese Eriolës, shkojnë në fakt për të gjithë mësuesit dhe mësueset e gjuhës shqipe në Kanada. Rrugëtim të mbarë dhe suksese të dashur fëmijë!
Shkolla “Foleja e Shqiponjave“ në Calgary
Si çdo shtator, edhe këtë të shtunë, shkolla e famshme shqiptare “Foleja e Shqiponjave“ në Calgary fillloi sezonin e saj arsimor në ndihmë të fëmijëve shqiptarë. Me pjesëmarrje të konsideruar, me asistimin tashmë të përhershëm të profesores Adriana Fishta apo dhe bordin e prindërve, Calgary duket se është në duar të sigurta të jetëgjatësisë së shqipes./AlbanianMontrealPress/
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.